|
Protesta anti-qeveritare në Tunizi | |||||||||||||||||||||||
Ushtria në Tunizi ka shtënë në ajër dhe ka përdorur gazin lotësjellës dhe ujin kundra qindra protestuesve të mbledhur në qendër të kryeqytetit Tuniz të hënën. Ata u mblodhën për të protestuar ndaj planeve për të përfshirë në qeverinë e re të koalicionit partinë në pushtet. Një korrespondent i BBC-së në kryeqytet thotë se protestuesit kërkojnë të shfrytëzojnë momentin për të arritur reforma politike në shkallë të gjerë. Ka njoftime se protesta janë zhvilluar dhe në qytete të tjera të vendit. Kryeministri Mohamed Ghannouchi, ka thënë se shpresonte të njoftonte më vonë gjatë ditës kabinetin e ri, mes njoftimeve se është rënë dakord për shpërndarjen e disa posteve. Vazhdon pasiguria Gjatë natës ushtria tuniziane zhvilloi një betejë me milicinë besnike ndaj presidentit të rrëzuar, Zine al Abidine Ben Ali, i cili u largua për në Arabinë Saudite javën e kaluar. Përleshjet pasuan arrestimin e ish-kreut të forcave të sigurisë presidenciale (Ali Seriati) të dielën. Ushtarët e mbështetur nga tanke patrullojnë në qytete të tjera të vendit ndërsa krerët politikë punojnë në formimin e qeverisë. Udhëheqësit politik në Tunizi janë duke punuar për të mbushur vakumin politik pasi Presidenti Ben Ali u arratis për në Arabinë Saudite pas një kryengritjeje popullore. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||