BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 17 janar 2011 - 16:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kthehen nga Tunizia shtetasit maqedonas

Tunizi
Të kthyerit thanë se autoritetet tuniziane ishin kujdesur për turistët
Në Maqedoni kanë mbërritur shtetasit që u larguan nga Tunizi pas trazirave atje.

Tetë shtetas janë larguar me ndihmën e qeverisë serbe.

Të sapokthyerit e përshkruajnë situatën atje si “turbulente”, por shtojnë se autoritetet kishin treguar kujdes të veçantë ndaj turistëve.

Njëri prej atyre që u largua nga Tunizia është Nusret Maksuti:

“Ndodhi ajo që ndodhi, një revoltë e popullatës ndaj shtetit dhe qeverisë," thotë ai.

I pyetur për situatën zoti Maksuti shprehet se ajo “ishte e rrezikshme, por për turistët jo. Për ata ka pasur siguri dhe mbrojtje”.

Autoritet në Shkup thonë se presin që nga Tunizia të tërhiqen edhe shtetas të tjerë.

Ata gjatë ditës duhet të mbërrijnë një herë në Beograd, pasi qeveria atje është duke ndërmarrë operacionet e tërheqjes edhe për shtetasit e Maqedonisë.

Shtetasit e Maqedonisë në Tunizi, kryesisht ishin atje për të punuar edhe pse fillimisht u mendua se ata ishin për turizëm.

Aktualisht mendohet se në Tunizi janë dhjetëra shtetas të Maqedonisë.

LOKALE
Protesta anti-qeveritare në Tunizi
17 janar 2011 | Faqja Kryesore
Sërish të shtëna në kryeqytetin tunizian
16 janar 2011 | Faqja Kryesore
Në Tunizi vazhdon situata e dhunshme
15 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>