BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 18 janar 2011 - 12:08 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Përleshje të tjera në Tunizi
Kryeministri i Tunizisë Ghannouchi
Kryeministri Ghannouchi bëri të ditur kabinetin e ri
Demonstruesit janë përleshur me policinë në Tunizinë qëndrore me njoftime se policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër proptestuesve.

Një korrespondent i BBC thotë se demonstruesit ende nuk janë të kënaqur me faktin se disa anëtarë të ish administratës janë në poste në qeverinë e përkohshme.

Po vijnë gjithashtu njoftime për tërheqje të disa politikanëve të opozitës nga qeveria e unitetit që u krijua të Hënën. Detajet janë ende të pakta, por media arabe thotë se të paktën pesë vetë janë larguar nga qeveria

Më herët u njoftua se qeveria e kishte filluar ditën e parë të punës pas javë protestash politike që çuan në largimin nga posti dhe vendi të premten të presidentit Zine Al-Abidine Ben Ali.

Administrata ka figura të opozitës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, megjithatë ish partia qeverisëse ka kontroll të posteve kyçe si atë të mbrojtjes, ministrisë së brendshme, financave dhe ministrinë e jashtme.

Vendimi i kryeministrit për të mbajtur disa anëtarë nga regjimi i mëparshëm në qeverinë e përkohshme mund të ketë zemëruar shumë tunizianë që kaluan javë të tëra duke bërë fushatë për reforma themelore politike, por njoftimi se edhe kufizimet ndaj lirisë së shtypit do të hiqeshin si dhe të burgosurit politikë do të dilnin nga burgu, bindi vetëm përkohësisht protestuesit pro demokracisë që të mos dilnin në rrugë dhe të përkrahin administratën e përkosshme që përgatitet për zgjedhje të reja.

Britanikët dhe vendet e tjera perëndimore janë shprehur se presin reforma të tjera dhe më shumë liri demokratike, por nuk ka patur reagime nga qeveri të tjera autokratike në Afrikën veriore si dhe nga qeveri në botën arabe.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>