|
Ministri ish-disident mbron qeverinë | |||||||||||||||||||||||
Një ish-disident tunizian, i emëruar në postin e ministrit të Rinisë, ka mbajtur anën e qeverisë në përplasjen rreth emërimit në poste kyçe ministrore të anëtarëve të regjimit të vjetër. Slim Amamou që u lirua nga burgu vetëm javën e shkuar, i tha BBC-së se qeveria do të jetë e përkohshme dhe misioni i saj është vetëm organizimi i zgejdhjeve brenda gajshtë muajsh. Qindra demonstrues janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar largimin nga pushteti të zyrtarëve të vjetër. Kabineti qeveritar njoftohet se ka shtyrë takimin e tij të parë. Një korrespondent i BBC-së në Tunis thotë se vendi është i ndarë në mbështetjen për qeverinë e re, por egziston frika se çfarë qeverie mund të formohet nëse aktualja rrëzohet. Qeveria thotë se 78 persona janë vrarë në protesta që nga mesi i dhjetorit. Ekonomia ka shënuar humbje në vlerë 1.6 miliardë euro. Kreu i Ligës Arabe, Amr Moussa e ka lidhur situatën në Tunizi me përkeqësimin e gjendjes ekonomike në mbarë botën arabe. "Shpirti arab është thyer nga varfëria, papunësia dhe recesioni i përgjithshëm," tha ai në fjalën hapëse të samitit të Ligës në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheikh. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||