|
Italia paralajmëron për pasoja katastrofike | |||||||||||||||||||||||
Kryetari Bashkisë së ishullit italian të Lampeduzës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një fluksi të paprecedent të imigrantëve nga Tunizia. Më shumë se pesëmijë tunizianë kanë mbërritur me barka gjatë javës së fundit. Ministri italian i Brendshëm, Roberto Maroni i bëri thirrje të gjithë Europës të ndihmonte për situatën. Ai paralajmëroi për pasoja katastrofike për vendet europiane: "Kjo është një çështje që rrezikon të nxisë jashtëzakonisht shpejt një proces ndryshimi në vendet e Afrikës së Veriut, gjë që mund të ketë pasoja shkatërruese për strukturat institucionale dhe sociale të vendeve europiane." "Unë kam kërkuar dhe mendoj se është një gjë themelore që Europa, në nivelet e saj të larta, kam parasysh kryetarët e shteteve, të hartojë një strategji, të ndërmarrë iniciativa dhe të fillojë veprime diplomatike me të gjitha vendet që janë prekur nga ky fenomen", tha zoti Maroni. Ministri i Brendshëm italian tha se vendi kishte nevojë për rreth 100 milion euro për të menaxhuar fluksin e emigrantëve. | LOKALE Tunizia ndalon ish partinë në pushtet07 shkurt 2011 | Faqja Kryesore Interpol në lëvizje për arrestimin e ish presidentit tunizian27 janar 2011 | Faqja Kryesore Tunizia kërkon arrestimin e ish presidentit Ben Ali 26 janar 2011 | Faqja Kryesore Tunizianët kërkojnë ndryshim 20 janar 2011 | Faqja Kryesore Ministri ish-disident mbron qeverinë19 janar 2011 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||