BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 27 janar 2011 - 09:55 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Interpol në lëvizje për arrestimin e ish presidentit tunizian
Protestat në Tunizi
Interpol ka lëshuar një alarm global për arrestimin e presidentit të rrëzuar tunizian, Zine al-Abidine Ben Ali dhe gjashtë anëtarëve të familjes së tij.

Interpol tha se u kishte kërkuar vendeve anëtare që të lokalizonin dhe arrestonin zotin Ben Ali, i cili u arratis për në Arabinë Saudite pas demonstratave në rrugë në Tunizi në fillim të muajit.

Interpol po vepron me kërkesë të qeverisë tuniziane që e akuzon zotin Ben Ali për blerje të paligjshme pronash dhe asetesh dhe transferim të fondeve jashtë vendit.

Korrespondentët thonë se zemërimi i madh kundër zotit Ben Ali është bazuar në thashethemet se ai dhe familja e tij kishin shfrytëzuar kohën e tij në zyrë për të pasuruar veten.

LOKALE
Protestuesit përsëri në rrugët e Tunizit
22 janar 2011 | Faqja Kryesore
Tunizianët kërkojnë ndryshim
20 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>