BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 27 shkurt 2011 - 13:14 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
KS miraton sanksione ndaj liderëve të Libisë
Kolonel Gaddafi
Kolonel Gaddafi mbetet shpërfillës ndaj presionit që po ushtrohet
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar në mënyrë unanime sanksionet kundër udhëheqësit të Libisë, kolonel Gaddafi dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Kjo rezolutë erdhi si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të forcës mbi demonstruesve civilë në Libi.

Këshilli i Sigurimit, pranoi të vendosë një embargo armësh ndaj Libisë si edhe të ngrijë asetet e familjes Gaddafi si edhe t'i referojë autoritetet libiane në Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare.

Deklaratë e fortë

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit ranë dakord për të ngrirë asetet e Kolonelit Gaddafi dhe anëtarëve të familjes së tij si edhe vendosën ndalimin e udhëtimit të pjesëtarëve të rrethit të tij të ngushtë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban ki-Moon e mirëpriti atë që ai vlerësoi si vendim deçiziv nga ana e Këshillit:

"Teksi i rezololutës dërgon një mesazh të qartë se shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut nuk do të tolerohen dhe personat përgjegjës për krime të rënda do të japin llogari. Shpresoj që mesazhi të dëgjohet dhe të kihet parasysh nga regjimi në Libi," tha zoti Ban ki-Moon.

Në mënyrë të veçantë mesazhi ka si qëllim të inkurajojë dezertimin brenda rradhëve të kolonelit Gaddafi.

Diplomatët europianë kanë negociuar intensivisht për të siguruar referimin tek Gjykatat Ndërkombëtare për Krime.

Disa e kanë parë këtë lëvizje të rrallë të KS-së si një kërcënim të sovranitetit kombëtar.

Kjo është një nga armët më të forta të arsenalit të Këshillit, por nuk ka patur një oreks më madh për një mesazh më të fortë, si caktimi i një zone ndalim-fluturimi apo ndërhyrje direkte ushtarake, thotë një korrespondente e BBC-së në OKB.

Gaddafi mospërfillës

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague tha se Britania i kishte hequr imunitetin diplomatik kolonelit Gaddafi dhe familjes së tij.

Zoti Hague tha se ishte koha që udhëheqësi libian të largohej nga posti.

Lideri i Libisë, kolonel Gaddafi, forcat e të cilit janë në kontroll të qendrës së kryeqytetit, ka premtuar t'i mundë ato që e kundërshtojnë regjimin e tij.

Një nga djemtë e kolonelit, Saif Al-Islam, pranoi se trupat e qeverisë kanë hasur probleme në dy qytete Misratas dhe Zawiye.

Televizioni shtetëror fajëson për trazirat al Kaedën, përdoruesit e drogës dhe influencën e keqe të medias ndëkombëtere.

Ndërkohë udhëheqësit e protestave në Benghazi po mundohen të sjellin normalitet në qytet duke organizuar furnizimin me ushqim dhe duke themeluar komitete të ndryshme për të qeverisur zonën.

Korrespondenti i BBC-së në Benghazi tha se ishte një realitet jo real.

LOKALE
Tripoli i qetë pas ditë luftimesh
26 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Tripoli është "nën rrethim"
24 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Trazirat në Libi shqetësojnë Mesdheun
24 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Gadafi fajëson Bin Ladenin për trazirat
24 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Këshilli i Sigurimit dënon sulmet në Libi
23 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>