BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 24 shkurt 2011 - 17:22 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Gadafi fajëson Bin Ladenin për trazirat
Hartë e rajonit
Gadafi i kërkoi familijeve të kontrollonin fëmijët e tyre dhe ti merrnin ata nëpër shtëpira
Udhëheqësi libian Muamar Gadafi, ka folur për popullin e tij në kohën e kryengritjes ndaj tij nga e cila ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të vëndit.

Kolonel Gafadi në një transmetim që nuk e tregonte atë me pamje,fajësoi Osama bin Ladenin, udhëheqësin e Al Kajdës për dhunën.

Ai e cilësoi atë që po ndodhte si terrorrizëm ndërkombëtar. Ai akuzoi njerëz të panjohur se u japin drogë të rinjëve libian.

Gadafi i kërkoi familijeve të kontrollonin fëmijët e tyre dhe ti merrnin ata nëpër shtëpira.

Kolonel Gadafi në mënyrë të përsëritur i referohej trazirave në qytetin perëndimor të Zauijas.

Një dëshmitarë tha se forcat proqeveritare kanë sulmuar protestuesit në një xhami në qytet me raketa kundër-ajrore dhe armë automatike.

Një mjek tha se ai kishte parë dhjetë trupa të pajetë dhe 150 të tjetrë të plagosur.

Udhëheqësit fisnor të opozitës në Libinë lindore janë mbledhur në qytetin Al Bayda për të demostruar një front të bashkuar kundër pushtetit të Kolonel Gadafit.

Pamjet e transmetuara nga televizioni Alxhazira tregojnë delegatë që mbajnë fjalime në një sallë konferencash mes thirrjeve "Tripoli është kryeqyteti ynë".

Ish Ministri libian i Drejtësisë, Mustafa Abdel-Jalil, i cili ka dhënë dorëheqjen për shkak të protestave tha se nuk do të ketë negociata me Kolonel Gadafin dhe i bërri thirrje atij të jepte dorëheqjen menjëherë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>