BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 26 shkurt 2011 - 14:55 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tripoli i qetë pas ditë luftimesh
Protestat në Tripoli
Trazirat në Libi dhe beteja për epërsi vazhdon, por njoftimet më të fundit thonë se Tripoli po gëzon pak qetësi pas një nate të mbushur me të shtëna dhe pa energji elektrike.

Lideri i Libisë, kolonel Gaddafi, focat e të cilit janë në kontroll të qendrës se kryeqytetit, ka premtuar t'i mundë ato që e kundërshtojnë regjimin e tij.

Një nga djemtë e kolonelit, Saif Al-Islam, pranoi se trupat e qeverisë kanë hasur probleme në dy qytetet e Misratas dhe Zawiyës.

Televizioni shtetëror fajëson për trazirat al Qaidën, drogaxhinjtë dhe influencën e keqe të medias ndëkombëtere .

Kshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për të konsideruar një numër sanksionesh kundër kolonel Gaddafit, familjes dhe përkrahësve të tij.

Ka edhe një propozim që Gaddafi t'i referohet Gjyukatës së Krimit për akuza të krimeve kundër njerëzimit .

Ndërkohë udhëheqësit e trazirave në Benghazi po mundohen të sjellin normalitet në qytet duke organizur furnizimin me ushqin dhe duke themeluar komitete të ndryshme për të qeverisur zonën.

Korrespondenti i BBC-së në Benghazi thotë se është një ralitet jo real.

Depot e armëve të ushtrisë të djegura gjatë luftimeve të ditëve të fundit janë kthyer në atraksione turistike me familjet që bëjnë fotografi para rrënjojave.

Evakuimi i të huajve

Ndërkohë të paktën 10 mijë egjiptianë që punonin në Libi janë bllokuar në kufirin me Tunizinë.

Operacioni logjistik për po v;shtiresohet po ashtu edhe situata humanitare, sipas korrespondentit të BBC-së atje.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>