BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 25 shkurt 2011 - 15:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Tripoli është "nën rrethim"
Protestat në Tripoli
Banorë të Tripolit i kanë thënë BBC-së se qyteti i tyre është nën rrethim. Dëshmitarët okularë thanë se të paktën një person u vra pasi trupat besnike të Kolonel Gadafit hapën zjarr mbi protestuesit të mbledhur pas lutjeve të së premtes.

Besohet se Tripoli po mbrohet nga njësia ushtarake elitë e Kolonel Gadafit që komandohet nga një prej djemve të tij, Khamis.

Njoftohet se ka luftime në qytetet e al-Zawiya në perëndim dhe Misuratas në lindje.

Korrespondenti i BBC-së në Libi, Jon Leyne, thotë se në mënyrë që të sigurohet largimi i Gaddafit opozita patjetër duhet të sigurojë dezertime të tjera nga ushtria.

Qyteti i Bengazit është në kontroll të forcave të opozitës. Qyteti po drejtohet nga disa komitete të cilat i kanë bërë thirrje popullit të kthehet në punë.

Pas betejës së hidhur për të larguar forcat e kolonelit Gaddafit nga qyteti i tyre, thotë Jon Leyne, ata janë të vendosur të tregojnë se janë të aftë të udhëheqin vendin e tyre më mirë se regjimi i vjetër.

Evakuimi i të huajve

Ndërkohë anije dhe avionë të ushtrisë janë dërguar për të evakuar mijëra shtetas të huaj që kërkojnë të largohen nga trazirat e Libisë.

Turqia ka riatdhesuar më shumë se 7 mijë shtetas të saj, dhe 4 mijë punëtorë kinez janë evakuar në ishullin e Kretës.

Një numër i madh njerëzish kanë kaluar nga Libia për në Egjipt e Tunizi.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>