BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 23 shkurt 2011 - 09:06 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Këshilli i Sigurimit dënon sulmet në Libi
Protestat në Tripoli
Kolonel Gadaffi është betuar se do t'i shtyp protestat kundër tij
Këshilli i Sigurimit të OKB-së e ka dënuar përdorimin e forcës nga ana e Libisë kundër civilëve dhe tha se personat përgjegjës duhet të japin llogari.

Këshilli megjithatë nuk e adresoi kërkesën e Misionit të Libisë për një zonë ndalim fluturimi për të mbrojtur nga sulmet protestuesit anti qeveritarë.

Vendet perëndimore që kanë nxitur një deklaratë të fortë kanë qënë të kënaqura me tekstin që dënon dhunën kundër civilëve në Libi dhe kërkon që personat përgjegjës të japin llogari.

Ka qënë misioni i Libisë në OKB që kërkoi ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit.

Zv/ambasadori i Libisë, Ibraham Omar al Dabashi ka kërkuar që OKB-ja të detyrojë vendosjen e një zone ndalim-fluturimi për të mbrojtur civilët.

Ai tha se deklarata duhet të kishte qënë më e fortë, por megjithatë dërgonte një mesazh të fortë.

Gadaffi morpërfillës

Ai deklaroi gjithashtu se forcat qeveritare kanë filluar sulmet kundër civilëve në perëndim të vendit.

Më herët, kolonel Gadaffi u bëri thirrje mbështetësve të tij që të sulmojnë ata që i quajti "minjtë" që demonstronin kundër rregjimit të tij.

"Kushdo që ngre armët kundër Libisë do të ekzekutohet", tha ai duke shtuar se do të luftonte deri në pikën e fundit të gjakut.

Ministri i Brendshëm, Abdel Fatah Yunes, iu bashkua një numri zyrtarësh të lartë që kanë dhënë dorëheqjen.

Ai u bëri thirrje forcat forcave të armatosura që të bashkohen në kryengritjen kundër kolonel Gadaffit.

Kryetari i parlamentit, ka njoftuar në televizionin libian, për atë që quajti një hetim të pavarur për incidentet e fundit.

Ai tha se qeveria ishte duke punuar për një seri ligjesh të reja, përfshirë edhe një ligj për median dhe një kushtetutë të re.

Largohen të huajt

SHBA thote se ka marrë një traget për të evakuar amerikanët që kanë mbetur të bllokuar nga dhuna në Libi.

Një letër e Departamentit të Shtetit thotë se personat që duan të largohen duhet të raportojnë në portin As-shahab në kryeqytetin Tripoli.

Kina ka dërguar një avion çarter si edhe anije transporti dhe peshkimi për të ndihmuar evakuimin e më shumë se 30 mijë kinezëve që jetojnë në Libi.

Ministria e jashtme në Pekin tha qeveria kishte ngritur një qendër për të koordinuar evakuimin.

Ditën e martë, Britania tha se po dislokonte një anije luftarake pranë brigjeve të Libisë për të ndihmuar shtetasit britanikë që duan të largohen nga Libia.

Franca, Italia dhe Turqia kanë njoftuar masa të ngjashme.

LOKALE
Gadafi paraqitet në televizionin shtetëror
22 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Trazirat në Libi përhapen në kryeqytet
21 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Më shumë se 200 të vrarë në Benghazi
20 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>