BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 21 shkurt 2011 - 09:02 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Trazirat në Libi përhapen në kryeqytet
Benghazi
Saif Gaddafi tha se opozita kishte marrë kontrollin e qytetit Benghazi
Protestat kundër qeverisë në Libi, të cilat po shtohen, janë përhapur për herë të parë në qendër të kryeqytetit Tripoli.

Ditën e djelë për disa orë, rrugët u mbushën me turma njerëzish që hidhin parrulla për rrëzimin e qeverisë së kolonelit Gaddafi.

Gjatë protestës janë dëgjuar vazhdimisht të shtëna me armë, ndërsa në mbarë qytetin kanë lëvizur shtëllungat e gazit lotsjellës.

Disa ndërtesave u vu zjarri, përfshirë edhe rajone të policisë.

Në agim, qendra e qytetit u duk e qetë, megjithëse janë dëgjuar vazhdimisht të shtëna sporadike me armë.

Ende nuk ka informacione lidhur me vendndodhjen e Kolonelit Gaddafi, i cili nuk është parë në publik që prej ditës së premte.

Një prej djemve të udhëheqësit libian, Saif al-Islam al-Gaddafi, e ka pranuar gjatë një fjalimi në televizion se qytetet lindore, Benghazi dhe Bayda janë marrë në kontroll nga opozita.

Ai e pranoi se policia dhe ushtria kishin bërë disa gabime në mënyrën se si ishin sjellë me turmat e zemëruara.

Megjithatë ai këmbënguli se numri i të vrarëve ishte më i vogël, sesa raportohej.

Saif Gaddafi tha se ushtria libiane, nën komandën e babait të tij, ishte ende e fortë dhe mijëra mbështetës besnikë të tij po i drejtoheshin kryeqytetit për ta mbrojtur Kolonelin Gaddafi.

Ai premtoi se do të kishte reforma të shpejta ekonomike dhe se parlamenti libian ishte thirrur për të hartuar ligje më liberale.

LOKALE
Më shumë se 200 të vrarë në Benghazi
20 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Rritet numri i të vrarëve në Libi
19 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Vazhdojnë protestat e dhunshme në Libi
18 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Njoftime për protesta në qytetin libian
16 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>