|
Vazhdojnë protestat e dhunshme në Libi | |||||||||||||||||||||||
Grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch thotë se të paktën 24 persona janë vrarë gjatë protestave anti qeveritare në Libi . Grupi thotë se mijëra protestues të cilët dolën në rrugët e pesë qyteteve të ndryshme të Libisë kishin për qëllim të zhvillonin një demostratë të paqshme dhe sipas dëshmitarëve okularë policia kishte qëlluar dhe kishte vrarë një numër protestuesish gjatë përpjekjes për t'i shpërndarë ata. Protesta të mëdha janë raportuar edhe gjatë natës në qytetin e dytë të Libisë, Benghazin. Dëshmitarët okularë thonë se mijëra protestues kanë qenë në rrugët e qytetit gjatë natës dhe se policia ka qëlluar në ajër për t'i shpërndarë protestuesit. Doktorët në Benghazi thonë se dhjetëra trupa janë dërguar në spital. Skena e protestës Ditën e enjte në qytetin e Bengazit në Libi ka patur demonstrata të dhunshme. Dëshmitarë të intervistuar nga BBC thanë se protestat u shkaktuan nga arrestimi i një avokati që është një kritik i hapur i qeverisë. Njoftohet se ai më vonë u lirua, por protestat vazhduan. Një libian-britanik që ishte dëshmitar në protestat në Bengazi tha se ato filluan në periferi të qytetit dhe pastaj lëvizën drejt qendrës. Në një moment të caktuar në to ishin të përfshirë mbi 2 mijë vetë. Ai tha se pjesëtarët e turmës nisën të hidhnin parulla kundër qeverisë. Dëshmitarë të tjerë thanë se protestuesit goditën me gurë forcat e rendit. Britaniko-libanezi që nuk donte të identifikohej, i tha BBC-së se policia përdori pompat e ujit, gazin lotësjellës dhe plumbat e gomës mbi turmën e cila nisi të shprëndahej. Ai tha se situata në qytet ishte shumë e tensionuar dhe se banorët ishin shumë të frikësuar. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||