|
Njoftime për protesta në qytetin libian | |||||||||||||||||||||||
Ka njoftime të pakonfirmuara se në qytetin e Bengazit në Libi, ka patur demonstrata të dhunshme. Dëshmitarë të intervistuar nga BBC thanë se protestat u shkaktuan nga arrestimi i një avokati që është një kritik i hapur i qeverisë. Njoftohet se ai më vonë u lirua, por protestat vazhduan. Një libian-britanik që ishte dëshmitar në protestat në Bengazi tha se ato filluan në periferi të qytetit dhe pastaj lëvizën drejt qendrës. Në një moment të caktuar në to ishin të përfshirë mbi 2 mijë vetë. Ai tha se pjesëtarët e turmës nisën të hidhnin parulla kundër qeverisë. Dëshmitarë të tjerë thanë se protestuesit goditën me gurë forcat e rendit. Britaniko-libanezi që nuk donte të identifikohej, i tha BBC-së se policia përdori pompat e ujit, gazin lotësjellës dhe plumbat e gomës mbi turmën e cila nisi të shprëndahej. Ai tha se situata në qytet ishte shumë e tensionuar dhe se banorët ishin shumë të frikësuar. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||