BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 19 shkurt 2011 - 13:58 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rritet numri i të vrarëve në Libi
Benghazi
Grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch thotë se deri tani kanë humbur jetën të paktën 84 persona, gjatë protestave anti qeveritare në Libi .

Ndërkohë një korrespondent i BBC-së në Lindjen e Mesme thotë se ky mund të jetë një numër më i vogël nga ai reali.

Dhuna është përqëndruar në qytetin e dytë të Libisë Benghaziin, ku kundërshtarët e qevrisë duken se kanë marrë kontrollin e disa yonave të mëdha të qytetit.

Njësitë e forcave speciale priten të arrijnë atje.

Konfrontime të dhunshme ka patur edhe në pesë qyteet dhe rrethe të tjera të Libisë, ato kanë qenë më të pakta në kryeqytet, i cili është edhe baza e kolonel Ghadaffit.

Protesta në Benghazi

Ditën e premte grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se numri i të vdekurve në protestat e Libisë ishte të paktën 24.

Grupi thotë se mijëra protestues të cilët dolën në rrugët e pesë qyteteve të ndryshme të Libisë kishin për qëllim të zhvillonin një demostratë të paqshme.

Sipas dëshmitarëve okularë policia kishte qëlluar dhe kishte vrarë një numër protestuesish gjatë përpjekjes për t'i shpërndarë ata.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>