|
Gadafi paraqitet në televizionin shtetëror | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësi i Libisë, Kolonel Muammar Gadafi - qeveria e të cilit duket në prag të rrëzimit, pas gati një javë të protestash - ka bërë paraqitjen e tij të parë në televizionin kombëtar që nga shpërrthimi i krizes. Gadafi foli më pak se një minutë, i ulur në një makinë afër derës së hapur dhe tha se dëshironte t'i tregonte botës se ai ishte në Tripoli, dhe jo dhe në Venezuelë. Ai tha se ata që po qarkullonin lajme të tilla ishin qenë rrugësh. Ai gjithashtu falënderoi zotin për shiun e madh që po bie. Ka patur njoftime se helikopterë libianë e madje edhe avionë janë përdorur për të sulmuar popullin libian, i cili po proteston në rrugë për më shumë se një javë Kundërshtarët e tij e kanë quajtur sjelljen e autoriteteve libiane si një gjenocid ndaj populit. I biri i Gadafit, Saif Islam e mohoi këtë por e pranoi se disa avionë libianë kanë bombarduar një bazë ushtarake. Duket sikur qeveria libiane është duke zhvilluar beteja në disa fronte duke u munduar që të shtypi protestat por edhe duke luftuar me njësite ushtarake që gjithnjë e më shumë po ngriten kundër udhëheqësit libian. Ministri i drejtësisë tashme ka dhënë dorëheqje ndërsa edhe shumë politikanë kanë filluar të kalojnë në anën e opozitës, përfshirë edhe amabasadorët në Uashington dhe Indi si dhe ata në misionete e OKB-së të Libisë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||