BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 24 shkurt 2011 - 11:29 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Trazirat në Libi shqetësojnë Mesdheun
Deti Mesdhe
Ndërkohë që në disa vende të Lindjes së mesme dhe të Afrikës veriore vazhdojnë trazirat, 6 vende evropiane që lagen nga deti Mesdhe i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të marrë masa speciale.

Ministrat e brendshëm të vendeve evropiane do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar si t'i bëjnë ballë një rritje të mundshme të numrit të popullsisë në rast se trazirat në Libi dhe vende të tjera do të detyrojnë mijëra njerëz të largohen dhe të kërkojnë azil.

Vendet mesdhetare kërkojnë të vendoset një mekanizëm që të bëjë të mundur që emigrantët të shpërndahen në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit evropian.

Në Londër, minsitri i jashtëm William Hague, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të vazhdojë të ushtrojë trysni ndaj kolonelit gadafi në Libi.

Ai përsëriti vendosmërinë ndaj qëndrimit të tij se ata që kanë kryer krime në Libi do të dënohen.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>