|
Rritet presioni brenda Greqisë pas Brukselit | |||||||||||||||||||||||
Qeveria greke ka shprehur gatishmërinë për marrjen e masave shtesë në shërbim të uljes së deficitit buxhetor, por ka theksuar se kjo do të bëhet nëse gjykohet e nevojshme, pas vlerësimit për ecurinë e planit të stabilitetit, në mesin e muajit mars. Por këto masa mund të shkaktojnë një valë grevash të mëdha që gjithsesi, do ta sjellin në pozitë të vështirë qeverinë. Përpjekjet e Greqisë për të rifituar kredibilitetin e humbur përbëjnë një ndërmarrje kaq të vështirë sa ç’është ndryshimi i kursit për një anije të madhe si Titaniku”. Greqia si Titaniku Deklarata i përket ministrit grek të Financave, dhe simbolika e përdorur, pavarësisht kontekstit, dashur pa dashur, rrezaton gjithë agoninë e Athinës për të mos patur ekonomia e Greqisë fatin tragjik të anijes legjendare. Frymëmarrja e lehtësimit që i dha qeverisë greke vendimi i të enjtes i Bashkimit Europian, për t’i ofruar mbështetje Greqisë, mund të shndërrohet në ankth, nëse ecuria e programit të stabilitetit ekonomik vë në diskutim arritjen e objektivit për uljen e deficitit në masën 4 për qind brenda këtij viti. Ministri i Financave Jorgos Papakonstandinu, duke folur nga Brukesli, dhe pasi u kishte theksuar homologëve të vet përkushtimin ndaj planit të stabilitetit, tha se qeveria është e gatshme për marrjen e masave shtesë. Por ai tha se koha e përshtatshme nuk ishte në këto momente. “Nëse merreshin tani këto masa, do të jepnim një mesazh negativ për tregjet financiare. Nëse në mesin e muajit mars vërehet qoftë dhe devijimi më i vogël nga objektivat e planit të stabilitetit, atëherë do t’i marrim masat shtesë”, tha ministri grek i Financave. Burime të shtypit në Athinë citojnë ekspertë të Komisionit Europian, sipas të cilëve, zbatimi i masave që janë komunikuar deri më tani, mbulon vetëm rreth dy të tretat e objektivit të qeverisë greke për ta ulur me 4% defiçitin buxhetor brenda këtij viti. Presion edhe nga brenda
Gjë që sipas tyre e bën të domosdoshme marrjen e masave të tjera. Ndër këto masa, që po përfliten në Athinë, janë ulja e mëtejshme e pagave në sektorin shtetëror, dhe rritja me 2-3 përqind e TVSH-së. Ndërkaq, kryeministri grek Jorgos Papandreu ka përsëritur se Greqia nuk kërkon ndihmë financiare. “Kërkojmë mbështetje politike dhe jo ekonomike. Greqia nuk i është drejtuar as Bashkimit Europian, as komunitetit ndërkombëtar për ndihmë ekonomike. Greqia synon dhe mundet t’i zgjidhi vetë problemet e saj”, ka deklaruar Papandreu, në Moskë ku ndodhet për vizitë zyrtare. Kjo deklaratë e tij interpretohet nga analistët se synon më së shumti të përmbajë reagimet e brendshme, ku gati një milion punonjësit e administratës publike kundërshtojnë energjikisht ndaj reduktimit të të ardhurave të tyre dhe rritjes së moshës së pensionit. Të martën kanë kaluar në grevë triditore punonjësit e doganave, gjë që pritet të shkaktojë probleme në furnizimin e tregut me karburant dhe rritje të mëtejshme të çmimit të shitjes së naftës e benzinës në pikat e karburantit. Doganierët protestojnë kundër uljes së pagave dhe kompensimeve shumë bujare që përfitonin deri më tani. Për të njëjtën arsye, në grevë njëjavore do të kalojnë të martën punonjësit e ministrisë së Financave, ndërkohë që më 24 shkurt do të zhvillohet greva e përgjithshme në sektorin privat e publik. Ministri i financave, duke përsëritur vazhdimisht vendosmërinë për realizimin e objektivave të planit të stabilitetit, e argumenton optimizmin e tij me faktin se siç thotë, qeveria ka mbështetjen e popullit grek. Mirëpo, nëse grevat nisin e shpeshtohen e shtrihen edhe në sektorë të tjerë të administratës publike, qeveria do të ndodhet para vështirësish të reja, të cilat në Greqi janë menaxhuar tradicionalisht mbi bazën e kostos politike. Analistët vlerësojnë se vazhdimi i grevave do të kompromentojë edhe përpjekjet e qeverisë për rikthimin e kredibilitetit dhe nuk e përjashtojnë që gjatë javëve të ardhshme, historia e Titanikut dhe referimet në tragjedianët grekë të jenë më të sheshtë në komentet për situatën e Greqisë. | LOKALE BE ofron ndihmë për Greqinë11 shkurt 2010 | Faqja Kryesore Greva 'bllokon' Greqinë 10 shkurt 2010 | Faqja Kryesore Sindikatat në Greqi fillojnë grevat04 shkurt 2010 | Faqja Kryesore Miratohen planet për ekonominë e Greqisë 03 shkurt 2010 | Faqja Kryesore Plani grek për ekonominë ndan partnerët19 janar 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||