BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 10 shkurt 2010 - 09:12 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Greva 'bllokon' Greqinë

Jorgos Papandreu
Qeveria greke ka propozuar ulje pagash dhe të pensioneve
Dhjetra mijë punonjës të sektorit publik në Greqi janë hedhur në grevë për të protestuar kundër planit të qeverisë për të ulur defiçitin e lartë buxhetor.

Spitalet kanë fuksionuar vetëm me shërbimin e urgjencës, shkollat janë mbyllur dhe janë pezulluar fluturimet.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreou, tha se qeveria e tij ishte e angazhuar të hidhte të gjitha hapat e nevojshëm për uljen e defiçitit gjatë këtij viti.

Qeveria greke parashikon të bëjë shkurtime të pagave dhe pensioneve si dhe të rishikojë sistemin e taksave.

Korrespondenti i BBC-së për çështjet ekonomike thotë se në radhët e Bashkimit Evropian ekziston shqetësimi se problemet e Greqisë mund të ndikojnë negativisht në vendet e tjera që përdorin euron.

Tregjet financiare dhe politikanët në mbarë Evropën janë duke e ndjekur me vëmendje situatën në Greqi.

Greqia është vënë nën presion për të caktuar kuota për uljen e shpenzimeve në buxhet, pasi defiçiti i lartë mund të kërcënojë kredibilitetin e euros.

Politikanët në mbarë Evropën dhe tregjet financiare në mbarë botën do ta ndjekin grevën në Greqi, jo sepse ka ndonjë gjë të re për punëtorët grekë që hidhen në grevë.

Arsye është fakti që paketa e masave, kundër të cilave protestohet, është pjesë kritike e planeve të qeverisë për të reduktuar defiçitin buxhetor.

Çdo shenjë që tregon dobësi të qeverisë në vendosmërinë e saj, mund të sjellë një shitje masive të bonove dhe aksioneve në ato tregje të shqetësuara se mund të mbeten të varura nga vendet evropiane që janë të zhytura në borxhe.

Punonjësit e sektorit publik në Greqi nuk do të preken aq rëndë sa ata në Irlandë.

Megjithatë, ata ankohen se punëtorët e paguar më pak do të vuajnë, ndërsa të pasurit i shmangen taksave pa u ndëshkuar.

LOKALE
Gati projektligji për emigrantët
05 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
Sindikatat në Greqi fillojnë grevat
04 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
Miratohen planet për ekonominë e Greqisë
03 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
Papandreu përpiqet të injektojë optimizëm
14 janar 2010 | Faqja Kryesore
Greqia kërkon ndihmë nga FMN
13 janar 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>