BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 03 shkurt 2010 - 13:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Miratohen planet për ekonominë e Greqisë

Jorgo Papandreu
Greqia është duke u përpjekur për të reduktuar defiçitin e lartë buxhetor
Komisioni Evropian ka miratuar të mërkurën planet e qeverisë greke për të zgjidhur problemin e defiçitin në financat e tij.

Komisioneri për Çështjet Ekonomike i përshkroi planet si ambicioze, por të realizueshme.

Komisioneri i BE-së, Joaquín Almunia ka paraqitur një procedurë për të siguruar që autoritetet greke të raportojnë statistika buxhetore të besueshme.

Ai mirëpriti masat shtesë të ndërmarra nga Greqia, për të ulur defiçitin buxhetor që është katër herë më i lartë, sesa lejojnë rregullat e zonës euro.

Financat publike greke janë problemi, me të cilin i duhet të merret zona euro.

Ka shqetësime se qeveria mund të mos arrijë të paguajë kamatat e borxheve që do të shkaktonte probleme në tregjet financiare për vendet e tjera që përdorin euron.

Kjo është arsyeja përse mbi Greqinë është ushtruar presion i madh që të zvogëlojë defiçitin buxhetor.

Komisioni Evropian i ka miratuar tani planet e vendit, por zbatimi i tyre që ka të bëjë me ulje të shpenzimeve dhe taksa shtesë, pritet të jetë një sfidë e madhe politike në vend.

Nëse do të ketë rrezultate negative, paralajmëroi Komisioni ai do t'i kërkojë më pas Greqisë të ndërmarrë hapa të mëtejshme.

Në një fjalim të transmetuar në televizion ditën e martë, kryeministri Jorgo Papandreu i bëri thirrje publikut të mbështeste reformat, ku përfshihen edhe ngrirje të rritjes së pagave për sektorin publik.

Megjithatë punonjësit e sektorit publik kanë planifikuar greva javën e ardhshme.

LOKALE
Plani grek për ekonominë ndan partnerët
19 janar 2010 | Faqja Kryesore
Papandreu përpiqet të injektojë optimizëm
14 janar 2010 | Faqja Kryesore
Greqia dërgon propozimet në Bruksel
04 janar 2010 | Faqja Kryesore
Greqia merr masa për të ulur defiçitin
03 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>