BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 04 janar 2010 - 15:59 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Greqia dërgon propozimet në Bruksel
Ekonomia greke
Greqia shihet si pika më e dobët e Eurozonës
Greqia i ka dërguar Komisionit Evropian një raport mbi atë se si mendon të kontrollojë financat publike dhe të nxjerrë nga situata e vështirë ekonominë e vendit.

Problemet e borxhit janë një provë për euron në vitin e 12 të saj ndërsa tregjet presin të shohin se si eurozona prej 16 vendesh do të reagojë ndaj problemeve të Greqisë.

Ekspertët financiarë të Komisionit do ta venë në hetim të hollësishëm planin e Greqisë. Ndërkohë që ekonomistët kryesorë në Greqi kanë kaluar periudhën e pushimeve të Vitit të Ri duke përpunuar dokumentin.

Komisioni Evropian do të dërgojë një ekip revizorësh më vonë në Greqi këtë javë.

Masa të reja

Korrespondenti i BBC-së në Athinë, Malcolm Brabant, thotë se udhëheqësit politikë të vendit shpresojnë se dokumenti ekonomik do të vendosë besimin në atë që shihet si pika më e dobët e Eurozonës.

Shumë nga propozimet për kursim parash u bënë të ditura edhe në një fjalim para Krishtlindjeve të kryeministrit Jorgos Papandreu. Në dhjetor, qeveria greke shpalli masat që përfshinin edhe ulje me 10% të shpenzimeve publike.

Megjithatë, sipas një zëdhënëseje të Ministrisë greke të Financave, projekt dokumenti për Brukselin ka edhe disa masa shtesë që mbeten konfidenciale.

Korrespondenti i BBC-së thotë se nëse propozimet greke nuk shihen me sy të mirë nga tregjet financiare, kjo do të minojë më tej kredibilitetin e vendit.

Ka shqetësime se probleme të tjera në tregun grek, do të kalojnë edhe në Portugali, Irlandë, Itali dhe Spanjë, ekonomitë e të cilave vende janë gjithashtu në mes problemeve dhe që përbëjnë 36% të borxhit evropian.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>