|
Plani grek për ekonominë ndan partnerët | |||||||||||||||||||||||
Programi i stabilitetit të ekonomisë greke është vlerësuar si hap i duhur, por partnerët komunitarë kanë shprehur rezerva lidhur me realizimin e objektivave. Ata kanë kërkuar marrjen e masave shtesë, ndërsa kanë theksuar se Greqia duhet t’i zgjidhë vetë problemet e saj. Sipas analistëve grekë, programi që u prezantua nga ministri i Financave, është pritur me rezervë dhe skepticizëm. Ata kanë vlerësuar se programi është në kahun e duhur, por sipas analistëve kanë vënë në dyshim realizimin e objektivave brenda afateve kohore që ka përcaktuar qeveria greke. Presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, e ka vlerësuar programin si një hap të parë pozitiv, por ka theksuar se paketa e masave nuk është kaq e ashpër, sa të sigurojë vetvetiu suksesin. “Besojmë se grekët marrin masa në drejtimin e duhur, por këto masa nuk janë absolutisht të mjaftueshme për përballimin e gjendjes, ka thënë zoti Juncker, duke shtuar se Greqia po tregon vullnet të mirë dhe se shtetet anëtare do të duhet të kenë një qëndrim të përbashkët për mbështetjen e Greqisë. Masat që sugjerohen kanë të bëjnë me shumë me krijimin e garancive të forta se do të realizohen parashikimet për rritjen e të ardhurave nëpërmjet vjeljes së taksave dhe tatimeve, si dhe reduktimi i shpenzimeve buxhetore. Ende nuk janë propozuar masa konkrete, pasi shqyrtimi i programit vazhdon, si nga ana e ekspertëve të komisionit, aq edhe nga mbledhja e ministrave të financave që zhvillohet të martën. Gjithsesi, ministri grek i Financave ka deklaruar se ekziston edhe një plan B, me masa më të ashpra, në rast se programi i tanishëm nuk merr miratimin e Komisionit Europian. Ministri gjithashtu ka theksuar gatishmërinë që të merret çdo masë shtesë, me qëllim që të realizohen objektivat ambiciozë të programit të stabilitetit. | LOKALE Papandreu përpiqet të injektojë optimizëm14 janar 2010 | Faqja Kryesore Greqia kërkon ndihmë nga FMN-ja13 janar 2010 | Faqja Kryesore Greqia dërgon propozimet në Bruksel 04 janar 2010 | Faqja Kryesore Papandreu në vizitë një ditore në Serbi04 janar 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||