|
Gati projektligji për emigrantët | |||||||||||||||||||||||
Qeveria greke ka dorëzuar në parlament projektligjin mbi të drejtat politike të emigrantëve. Ai parashikon dhënien e nënshtetësisë si dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet për pushtetin me lokal. Projektligji pritet të votohet së shpejti dhe të hyjë në fuqi në zgjedhjet bashkiake të radhës që do të zhvillohen në Greqi në nëntor të këtij viti. Ky ka qenë projektligji më i debatueshëm i qeverisë së re greke që erdhi në pushtet në tetor të vitit të kaluar. Një parti e djathtë, që përfaqësohet në parlament, po mbledh nënshkrime për organizimin e një referundimi, nëse iu duhet dhënë ose jo nënshtetësia emigrantëve. Kundër këtij projektligji janë shprehur edhe disa klerikë me influencë. Por, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse bashkë me Patriarkun Ekumenik të Stambollit janë shprehur në favor të zgjerimit të të drejtave të emigrantëve. Në mënyrë simbolike ata ishin të pranishëm në një drekë me emigrantë e refugjatë në Athinë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||