BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 11 shkurt 2010 - 14:07 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE ofron ndihmë për Greqinë
Kryeministri i Greqisë
Papandreu do të kërkojë mbështetje për planet e tij
Udhëheqësit e BE-së të mbledhur në Bruksel kanë rënë dakord për një marrëveshje për të ndihmuar Greqinë me krizën buxhetore.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, tha se ata do të ndërmarrin veprime të vendosura dhe të koordinuara, nëse është e nevojshme, për të mbrojtur stabilitetin financiar në Eurozonë.

Ai tha se i kishte bërë thirrje qeverisë greke të ulte buxhetin me afro 4% këtë vit.

Ai shtoi se Greqia nuk kishte kërkuar ndonjë ndihmë financiare.

Grevë në Greqi

Në Greqi ndërkohë të mërkurën punonjësit e sektorit publik zhvilluan një grevë kombëtare ndaj planeve të qeverisë për shkurtime, duke shkaktuar ndërpreje të mëdha të punës në sektorin publik.

Në grevë morrën pjesë rreth gjysmë milioni punonjës të sektorit publik, por në kryeqytetin e vendit demonstruan më pak se dhjetë mijë vetë.

Korrespondenti i BBC-së në Athinë thotë se pjesëmarrja e ulët interpretohet si një tregues se punonjësit e sektorit shtetëror e pranojnë se shkurtimet janë të domosdoshme.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka thënë se shpresonte për një përkrahje të rëndësishme politike nga udhëheqësit e BE-së në Bruksel.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>