BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 18 dhjetor 2009 - 08:44 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Liderët botërorë në përpjekjet finale për klimën
Aktivistë të shoaqatës Miqtë e Tokës
Presioni në rritje ndaj samitit që ka hyrë në ditën e tij të fundit
Zyrtarët në samitin për ndryshimin e klimës në Kopenhagë kanë punuar gjithë natën për të dalë me një projekt-marrëveshje.

Pas bisedimeve mes udhëheqësve botërorë, kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, tha se kishte patur një dialog konstruktiv.

Ditën e enjte, SHBA-ja tha se do të mund të ofronte 100 miliard dollarë për të ndihmuar vendet e varfërva të përballonin ndryshimet e klimës.

Kina ofroi lëshime me kërkesën e SHBA-së që ulja e emetimeve të ishte e hapur për monitorim.

Presidenti Obama do të takohet me kryeministrin Wen Jiabao, në Kopenhagë më vonë gjatë ditës.

Përpjekjet finale

Në Kopenhagë, 119 udhëheqës globalë i japin të premten shtysën e fundit përpjekjes për arritjen e një marrëveshje të re për ndryshimin e klimës.

Pas dy vjetësh bisedime, përpjekjet për të arritur një marrëveshje të re globale po arrijnë konkluzionet përfundimtare në Kopenhagë.

Pasi kaluan dy javë duke debatur çështje procedurale, orët e fundit kanë injektuar një sens urgjence tek këto bisedime dhe sollën fjalë kompromisi dhe konsensusi për një numër çështjesh shumë të rëndësishme.

SHBA-ja e ka angazhuar veten të jetë pjesë një fondi afatgjatë për vendet në zhvillm, me vlerë prej 100 miliard dollarësh duke filluar me vitin 2020.

Kjo varet nëse vendet e mëdha në zhvillim si India dhe Kina angazhohen në veprime për reduktime të verifikueshme emetimesh.

Në një deklaratë për shtyp, Kina dha shenja se mund të japë hollësi lidhur me veprimet që do të ndërmarrë, përsa kohë ato nuk do të ndërhyjnë në sovranitetin e vendit.

Por pati edhe të meta potenciale.

Një analizë e premtimeve për të reduktuar emetimet që u zbulua, tregon se bota po shkon drejt një ngrohjeje me 3 gradë celcius dhe jo 2.

Këto negociata janë veprimet më të komplikuara për klimën që janë ndërmarrë ndonjëherë.

Dhe teksa nuk ka garanci për sukses, një gjë është e sigurt disponimi i delegatëve është përmirësuar.

LOKALE
Berisha: Nuk do ndotim, do ruajmë standardet
17 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Shumë pak përparim në Kopenhagë
17 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Rritet presioni për marrëveshje në Samit
16 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Ban Ki Moon optimist për Kopenhagën
15 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Rifillojnë negociatat në Kopenhagë
14 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>