BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 17 dhjetor 2009 - 08:26 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shumë pak përparim në Kopenhagë
Delegatët në Samit
Samiti i OKB-së për klimën pritet që të përfundojë ditën e premte
Teksat negociatorët në samitin për klimën në Kopenhagë hyjnë në dy ditët e fundit, nuk ka asnjë shenjë për sukses.

Udhëheqësit botërorë mblidhen në kryeqytetin danez për konkluzionet e kësaj mbledhjeje dyjavore.

Dallimet vazhdojnë të jenë lidhur me atë se kush duhet të zvogëlojë emetimet, sa të mëdha duhet të jenë ato dhe sa financime duhet të jepen për vendet e varfëra që ato t'i përshaten ndryshimeve klimatike.

Kryeministri kinez, Wen Jibao, tingëlloi optimist, duke thënë se Pekini dëshironte të bashkonte forcat me komunitetin ndërkombëtar për ngrohjen globale.

Por një zyrtar kinez i përfshirë në negociatat u citua të ketë thënë privatisht se nuk shikonte ndonjë mundësi për një marrëveshje operative.

Duke folur për BBC-në Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se kishte shpresë që delegatët do t'i linin mënjanë dallimet dhe të bënin përparim të vërtetë në takim.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama, që pritet të premten në samit, ka besim se do të sigurohet një marrëveshje për emetimet e karbonit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, tha se zoti Obama besonte se një marrëveshje operative ishte e mundshme.

Ndërsa kryeministri britanik Gordon Brown, që ndodhet në Kopenhagë tha se ishte një moment kritik për samitin.

"Ka mundësi që ne të mos arrijmë një marrëveshje dhe është gjithashtu e vërtetë që ka shumë çështje për t'u zgjidhur."

LOKALE
'Pezullohen' negociatat për klimën
14 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
BE nuk pajtohet rreth klimës
11 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Disa nga çështjet kryesore në Kopenhagë
01 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>