BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 16 dhjetor 2009 - 10:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ban i kërkon vëndeve të varfëra të arrijnë marrëveshje
Pamje nga Konferenca
Sot fillojnë bisedimet në nivel ministrash në konferencën e Kopenhagës
Kur negociatat kanë mbritur në një fazë kritike në konferencën ndërkombëtare për ndryshimet klimaterikë në Kopenhagë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka sugjeruar se vëndet e varfëra mund ti thonë lamtumirë shpresës për pasjen e një angazhimi të menjëhershëm afatgjatë për atë se sa do të paguajnë vëndet e pasura që ato të luftojnë ngrohjen globale.

Hendeku mes asaj që kërkojnë vëndet në zhvillim, dhe çka janë të gatshme vëndet e pasura të paguajnë ka qënë një nga vështirësitë më të mëdha për tu kapërcyër në konferencë.

Masat e sigurisë përreth samitit të Kopenhagës janë mjaft të forta dhe mijëra delegatëve u duhet të rrijnë në rradhë për orë të tëra për tu futur në ambjentet ë konferencës.

E ndërsa fillojnë bisedimet në nivel ministrash, autoritetet daneze kanë kufizuar së tepërmi numrin e aktivistëve që lejohen në këto ambjente.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>