BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 11 dhjetor 2009 - 11:16 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE nuk pajtohet rreth klimës
Ndotja e ambientit
Delegatët në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel tërë natën kanë vazhduar diskutimet në përpjekje për të arritur një marrëveshje sipas së cilës do të siguronin miliarda dollarë për asistenca të menjëhershme financiare për vendet në zhvillim të cilat preken nga ndryshimet klimatike.

Deri tani rreth gjysma e 27 anëtarëve të BE-së kanë premtuar të holla për këtë fond për periudhen deri në vitin 2012.

Objektivi është që të gjenden 3 miliarda dollarë në vit gjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar vendet në zhvillim që të ballafaqohen me pasojat e ndryshimeve klimatike si dhe me shkurtimin e emetimeve të gazrave karbonik.

Marrëveshja rreth ketij fondi thuhet se do të ndihmojë përshpejtimin e marrëveshjes në samitin e Kopenhagës për ndryshime klimatike.

Ka dallime mes vendeve anëtare rreth asaj që ministri i jashtëm gjerman e quajti "çek të bardhë" si dhe rreth asaj se deri në ç'masë vendet evropiane do të jene të gatshme që të shkurtojnë emetimet e karbonit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>