BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 01 dhjetor 2009 - 11:48 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Disa nga çështjet kryesore në Kopenhagë
Ndotja e atmosferës nga industria
Delegacionet nga 192 vende të botës zhvillojnë për dy javë bisedime në Kopenhagë, të cilat kanë si qëllim të vendosin një traktat të ri global për ndryshimin e klimës.

Por për çfarë do të diskutohet në këtë takim dhe çfarë pritet të arrihet përmes tij?

Më poshtë trajtojmë disa nga çështjet kryesore të samitit të OKB-së për klimën që zhvillohet në Kopenhagë

- Përse zhvillohen bisedimet në Kopenhagë?

Shumica e qeverive të botës besojnë se ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim për shoqërinë njerëzore dhe botën natyrore.

Raporte të vazhdueshme shkencore, në mënyrë të veçantë Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), kanë arritur në konkluzione edhe më të forta lidhur me influencën e njerëzimit mbi klimën e ditëve të sotme dhe për pasojat e rritjes së temperaturave.

Dy vjet më parë, bisedimet e OKB-së për klimën u zhvilluan në Bali, qeveritë pranuan të fillojnë të punojnë për një marrëveshje të re globale.

Bisedimet në Kopenhagë shënojnë edhe fundin e një kësaj periudhe dyvjeçare.

Qeveritë shpresojnë të largohen nga kryeqyteti danez me një marrëveshje të re.

- Përse po ndodh ndryshimi i klimës dhe a është kjo e njëjta gjë si ngrohja globale?

Klima e Tokës ka ndryshuar gjithnjë në mënyrë të natyrshme.

Për shembull, lëvizshmëria e orbitës së planetit tonë ndryshon edhe distancën e tij nga dielli, që ka shkaktuar epokat e akullnajave dhe periudhat më të ngrohta.

Sipas një raporti të IPCC-së është gati 90 për qind e mundshme që njerëzimi të jetë përgjegjës për ndryshimet e klimës në kohët moderne.

Shkaku kryesor është djegia e fosileve, qymyrguri, nafta dhe gazi.

Këto prodhojnë dioksid karboni, që po t'i shtohet dioksidit që është vetë i pranishëm në atmosferën e Tokës, vepron si një mbulesë, që akumulon më shumë energjinë djellore duke e ngrohur sipërfaqen e Tokës.

Shpyllëzimet dhe proceset që emetojnë gaze të tjera që shkaktojnë efektin serë si gazi metan, kontribuojnë gjithashtu.

Megjithëse, efekti parësor është një rritje e temperaturave mesatare në mbarë botën - "ngrohja globale" - kjo sjell edhe ndryshim në nivelin e shirave, rritjen e nivelit të detit, ndryshime të temperaturave gjatë natës dhe ditës etj.

Këto lloj çregullimesh më komplekse, kanë marrë etiketimin "ndryshim i Klimës" apo më saktë "ndryshimi antropogjenik i Klimës, pra i shkaktuar nga njeriu.

- Përse ka nevojë për një traktat të ri?

Bisedimet në Kopenhagë zhvillohen brenda kornizës së UNFCCC, të ngritur në samitin për Tokën në Rio de Zhaneiro në vitin 1992.

Në 1997, UNFCCC solli Protokollin e Kiotos.

Por asnjë prej këtyre marrëveshjeve nuk mundën të zvogëlojnë rritjen e emetimeve që shkaktojnë efektin serë, në mënyrë të mjaftueshme për të shmangur pasojat e klimës që projektohen nga IPCC.

Në veçanti, objektivat e Protokollit të Kiotos për reduktimin e emetimeve aplikohen vetëm mbi një grup vendesh dhe skadon më 2012.

Qeveritë dëshirojnë një traktat të ri që është më i madh, më i fortë, që është më përfshirës dhe më i sofistikuar sesa marrëveshja e Kiotos.

Në muajin qershor, G8 dhe një numër i madh vendesh të zhvilluara, pranuan se rritja e temperaturës mesatare përpara epokës industriale, duhet të kufizohet në 2 gradë Celcius.

Në parim, traktati i Kopenhagës shihet si një përpjekje për të kufizuar emetimet e gazeve serë me qëllim që bota të qëndrojë brenda limiteve.

Çfarë po kërkojnë palët nga traktati i ri?

Këtu përshihen shumë çështje. Vendet e industrializuara do të vendosin objektiva për të reduktuar emetimet e gazit me qëllim që të zbusin ndryshimin e klimës.

Data kryesore për këtë angazhim është viti 2020, megjithatë disa vende po shohin përtej vitit 2050.

Australia, BE, Japonia dhe Zelanda e Re kanë thënë se janë të përgatitura për ta bërë këtë deri në 2020.

Edhe vendeve të pasura të zhvilluara pritet që t'u thuhet që të kufizojnë emetimet e tyre.

Nëse ato ndërmarrin zotime, ka gjasa që ato të kontrollojnë rritjen e emetimeve, sesa të bëjnë ulje të tyre.

Angazhimet e tyre pritet të shprehen në formën e reduktimit të rritjes së emetimeve në një farë përqindjeje karahasur me tendencën e deritanishme.

Për të ndihmuar vendet në zhvillim që të reduktojnë emetimet e tyre, vendet e industrializuara kanë rënë dakord në parim për t'i ndihmuar ato në sektorë si për shembull energjia e ripërtëritshme.

Vendet në zhvillim po kërkojnë mekanizma që mund të shpejtojnë transferimin e teknologjisë.

Shumë vende po mendojnë se si të përgatiten më mirë për pasojat e ndryshimit të klimës dhe çfarë lloj përshtatjeje do të jetë e nevojshme.

Këtu përfshihen masa si ngritja e digave mbrojtëse në det, sigurimi i burimeve me ujë të pijshëm dhe krijimi i variateve të reja të bimëve.

Vendet në zhvillim po kërkojnë financime substanciale dhe të besueshme për t'i ndihmuar ato që të përshtaten.

Argumenti i tyre, është se bota e industrializuar e ka shkaktuar problemin dhe është ajo që duhet të pagojë për ta zgjidhur.

Masat për të mbrojtur pyjet do të jenë pjesë e marrëveshjes.

- A mundet që një marrëveshje në Kopenhagë të zgjidhë ndryshimin e klimës?

Temperatura mesatare globale është rritur me 0.7 gradë celcius, krahasuar me epokën para industriale.

Në disa pjesë të botës kjo ka patur pasoja dhe një marrëveshje në Kopenhagë nuk mund t'i ndalë këto pasaoja, por megjithatë mund të sigurojë financime për të ndihmuar në përballimin e pasojave.

Gazet që shkaktojnë efektin serë, siç është CO2, qëndrojnë në atmosferë për dekada dhe përqëndrimi është kaq I madh sa që është gati e pashmangshme ngrohja e mëtejshme.

Shumë analiza sugjerojnë një rritje mesatare prej 1.5 gradë Celcius, krahasuar me periudhën industriale.

Një marrëveshje e fortë në Kopenhagë mund ta mbajë rritjen e temperaturës poshtë 2 gradë Celcius, por duke patur parasysh pasiguritë në lidhje me mënyrën se si reagon nga atmosfera dhe oqeanet nga përqëndrimin I gazeve që shkaktojnë efektin serë, ndoshta kjo nuk do të arrihet.

Kjo është arsyeja përse vendet në zhvillim vënë kaq shumë theksin tek përshtatje, për të cilën thonë se është e nevojshme që tani.

Për momentin uljet e premtuara nga vendet e industrializuara nuk janë të nevojshme për të ndaluar një rritje të përgjithshme të emetimeve.

Çfarëdo që të ndodh në Kopenhagë, takime të tjera do të jenë të nevojshme për të finalizuar rregullat e çdo traktati të ri.

LOKALE
Kina angazhohet me shifra konkrete për klimën
26 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
'Nuk dihet' fati i fondeve për klimën
25 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
Qëndrimet në Kopenhagë për klimën
17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
APEC tërhiqet nga zotimi për klimën
15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>