|
Qëndrimet në Kopenhagë për klimën | |||||||||||||||||||||||
Në konferencën e Kopenhagës që zhvillohet nga 7-18 dhjetor vendet pritet që të merren vesh për hartimin një kornizë ndërkombëtare për të kontrolluar emetimet që shkaktojnë efektin serë. Raundi i bisedimeve përgatitore në Barcelonë tregoi ndarjet e thella mes disa prej vendeve kryesore pjesëmarrëse. Kina është ndotësi më i madh në botë, i ndjekur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Më poshtë lexoni për qëndrimet e lojëtarëve kryesorë, përsa i takon një marrëveshjeje për klimën. KINA Kina dëshiron që deri në vitin 2020 vendet e pasura të reduktojnë emetimet me 40 për qind të nivelit që kanë qënë në 1990. Kina thotë se dëshiron të paguajë 1 për qind të GDP-së vjetore për të ndihmuar vendet e tjera që të përshtaten. Premton që të emetojë në mënyrë të dukshme më pak CO2 për njësi të GDP-së deri në vitin 2020. Dëshiron që perëndimi të sigurojë teknologji që emetojnë më pak dioksid karboni. Mund të jetë gati për të dhënë një datë se kur emetimet e Kinës do të arrijnë nivelin më të lartë Presidenti Hu Jintao i Kinës ka thënë se "vendet e zhvilluara duhet t'i ndihmojnë vendet në zhvillm për t'u përballur me ndryshimet klimatike." SHTETET E BASHKUARA SHBA-ja po i reziston kërkesave për t'u zotuar për kufizime të caktuara për emetimet. Ajo është kundër detyrimeve ndërkombëtare që vendos traktati i Kiotos. SHBA këmbëngul që Kina, India, Afrika e Jugut dhe Brazili të angazhohen për një rritje të ngadaltë të emetimeve. Ligji për Klimën që do të sjellë një ulje me 4 për qind të nivelit të emetimeve deri në vitin 2020 ka mbetur në Senat. Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se vendi i tij është i vendosur për të vepruar dhe do t'i realizojë detyrimet ndaj brezave të ardhshëm. BASHKIMI EVROPIAN Aspiron të luajë një rol drejtues në Kopenhagë. Do të ulë emetimet me 20 për qind deri në vitin 2020, ose në masën 30 për qind, nëse emetuesit e tjerë ndërmarrin veprime më të ashpra. Dëshiron që vendet e pasura të bëjnë një ulje prej 80-95 për qind deri në vitin 2050. Dëshiron që vendet e varfëra të ngadalësojnë rritjen e emetimeve. BE-ja thotë se përballet me një kosto prej 150 miliard dollarësh në vit deri më 2020 , prej të cilave BE do të paguajë 7-22 miliard dollarë nga financat publike. Komisioneri i BE-së për Mjedisin Stavros Dimas ka thënë se evropianët do t'i tejkalonin objektivat e vendosura nga traktati i Kiotos. INDIA Është dakord që të kufizojë emetimet, por nuk do të angazhohet për objektiva të detyrueshme nga ana ligjore. India thotë se vendet e pasura duhet të fajësohen për ndryshimet klimatike dhe vë në dukje për këtë emetimet për frymë. Ajo kërkon ulje të mëdha emetimesh në vendet e pasura si edhe zotime të palëkundura për financime dhe transferim teknologjish. India dëshiron që të ketë detyrime ligjore të stilit Kioto për vendet në zhvillim. JAPONIA Japonia do t'i ulë emetimet me 25 për qind deri në vitin 2020, nëse vendet e tjera shfaqin të njëjtat ambicie Kjo do të thotë një ulje prej 30 për qind dhe kundërshtohet nga industria vendase. Iniciativa e kryeministrit të vendit Hatojama do të rrisë ndihmën teknike dhe financiare për vendet në zhvillim. Japonia mbështet propozimet, sipas të cilave secila nga vendet prezanton angazhimet e veta. BASHKIMI AFRIKAN Si Kina edhe Bashkimi Afrikan kërkon që vendet pasura deri në vitin 2020, të kenë detyrime ligjore për të ulur emetimet me 40 për qind poshtë niveleve të vitit 1990. Bashkimi Afrikan i përshkruan të "papranueshme" uljen e emetimeve në nivelin 20 -30 për qind. Ai kërkon që vendet e pasurat të paguajnë 0.5 të GDP-së për të ndihmuar vendet në zhvillim që të merren me problemin e ndryshimit të klimës. Kërkon 67 miliard dollarë në vit për përshtatjen e Afrikës me kushtet. Bashkimi Afrikan kërcënon të mbetet jashtë, nëse nuk përmbushen kërkesat. "Ne jemi gati të dalim nga çdo negiociatë që kërcënin të jetë një tjetër përdhunim ndaj kontinentit," ka thënë Meles Zenawi, kryeministri i Etiopisë. VENDET E GJIRIT OPEC dhe Arabia Saudite kërkojnë ndihma financiare për prodhuesit e naftës, nëse marrëveshja e re do të kërkojë zvogëlimin e karburanteve nga fosilet. Në vitin 2007 anëtaret e organizatës OPEC u zotuan për të vënë në shërbim të studimeve për ndryshimin e klimës 750 milion dollarë. Katari dhe Abu Dabia janë duke investuar në masë të madhe në teknologji për prodhimin e energjisë që nuk ndotin. Kryenegociatori saudit Mohammad Al Sabban ka thënë se vendet e rajonit të tij janë ndër më të brishtat ekonomikisht. | LOKALE Kina kërkon dhënie fund të proteksionizmit17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore APEC tërhiqet nga zotimi për klimën 15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Obama premton më shumë bashkëpunim14 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Ngrohja globale po ndodh më shpejt28 shtator 2009 | Faqja Kryesore Ngrohja globale edhe ndikimet lokale24 shtator 2009 | Rajoni Ban Ki Moon flet për samit historik16 shtator 2009 | Faqja Kryesore TË JASHTME BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||