|
Ngrohja globale po ndodh më shpejt | |||||||||||||||||||||||
Një studim i ri për ndryshimet klimatike thotë se një rritje katastrofike prej katër gradësh në temperaturat globale ka gjasa të ndodh gjatës jetës së shumë njerëzve. Studimi është hartuar nga një prej organizmave kryesorë që monitoron ndryshimin e klimës, Qendra Hadley në Britani. Ky parashikim i fundit e sjell perspektivën e ndryshimeve shkatërruese edhe më pranë. Një rritje e temperaturës mesatare deri në 2050 do të sjell një rritje prej 10 gradësh celcius, apo më shumë në disa zona si Arktiku dhe Afrika. Kjo do të thotë një rënie e thellë e shirave në disa zona, përmbytje në zona të tjera dhe shfarosje të gati mbi gjysmës së specieve dhe bimëve të botës. Një arsye për këtë rritje të shpejtë është prova e re përsa i takon pasojave të cikleve reaguese. Teksa rriten temperatuarat, lëshohet më shumë dioksid karboni nga toka dhe oqeanet, ndaj edhe rritet efekti serë. Shkencëtarët pas këtij studimi, theksojnë se skenari i tyre për katastrofën nuk është i pashmangshëm, për sa kohë zvogëlohen emetimet që shkaktojnë efektin serë dhe që janë të shkaktuara nga njerëzit. | LOKALE Ndryshimet klimatike në fokus në Nju Jork22 shtator 2009 | Faqja Kryesore Ban Ki Moon flet për samit historik16 shtator 2009 | Faqja Kryesore Ban Ki Moon vë alarmin për klimën11 gusht 2009 | Faqja Kryesore Ban kritikon përpjekjet e G8-s për klimën09 korrik 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||