BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 09 korrik 2009 - 15:43 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ban kritikon përpjekjet e G8-s për klimën
Udhëheqësit e G8-s
Ban thotë se G8-a duhet të ndihmojë vendet më të varfëra
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka kritikuar udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializura të botës, grupimit G8, për mosmarrjen e angazhimeve më të mëdha në luftën kundër ndyrhsimeve klimatike.

Udhëheqësit e G8-s, që po takohen në qytetin italian L'Aquila, ranë dakord të mërkurën që të pakësonin me 80 përqind emetimet deri në vitin 2050.

Po ashtu ata vunë si objektiv rritjen me jo më shumë se dy gradë të temperaturave globale.

Z. Ban tha se ajo që nevojitej, ishte zvogëlimi substancial dhe kjo duhej bërë sa më shpejt.

Ai shtoi se vendet më të pasura të G8-s duhet të ndihmonin financiarisht vendet më të varfëra për të luftuar ndotjen e mjedisit.

Presidenti Barack Obama po organizon bisedime të enjten me pesë vendet me ekonomitë më të mëdha në zhvillim për këtë çështje.

Kritika

Ban Ki-moon i drejtoi kritikat ndaj udhëheqësve të G8-s në një intervistë për BBC-në.

Korrespondenti ynë diplomatik, James Robins, që e intervistoi, tha se kreu i OKB-së kishte folur pa doreza.

Ai tha se të gjithë udhëheqësit e G8-ë, të vendeve më të pasura dhe më të industrializuara, kishin përgjegjësi hisorike për ngrohjen globale.

Prandaj, shtoi z. Ban, tani ata duhet të vihen në krye dhe të demonstrojnë vullnet politik në mënyrë që të arrihet sukes në luftën kundër ngrohjes globale.

Z. Ban tha se marrëveshja e arritur të mërkurën nga udhëheëqsit e G8-s për të synuar që temperaturat globale të mos rriten me më shumë se 2 gradë celcius ishte e mirëpritur.

Por ai shtoi se ata duhet të binin dakord për vendosjen e objektivave më ambicioze në afat të mesëm, për pakësimin e emetimeve deri në vitin 2020. Gjë që, sipas tij, ata nuk kanë arritur ta bëjnë deri tani.

Kreu i OKB-së tha se të gjithë ata që po negociojnë për të kufizuar ngrohjen globale, duhet të shihnin jashtë kufijve të vendeve të tyre.

Pasojat e ngrohjes globale, tha ai, nuk njohin kufij.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>