|
Ban Ki Moon vë alarmin për klimën | |||||||||||||||||||||||
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka bërë një paralajmërim të fortë përsa i takon nevojës për veprim ndaj ndryshimeve klimatike. Duke folur gjatë një vizitë në atdheun e tij, Korenë e Jugut, zoti Ban tha se mosarritja e një marrëveshjeje globale për ujen e emetimeve që shkaktojnë efektin serë do të çonte të vuajtje njerëzore të pallogaritshme. Parashikimi i bërë nga zoti Ban shkon në kufi apokaliptikë. Mosarritja e një marrëveshjeje për të luftuar ndryshimet e klimës, do të intensifikojnë thatësirat, përmbytjet dhe katastrofat natyrore. Mungesa e ujit do të prekë qindra milion njerëz dhe të kequshqyerit do të prekin pjesë të mëdha të botës, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Duke folur në një Forum për mjedisin, që zhvillohej pranë Seulit, ai foli edhe për vuajtje njerëzore të pallogaritshme, rrezik për trazira sociale dhe madje dhunë. Udhëheqësit botërore do të përpiqen të arrijnë objektiva të rinj për të ulur emetimet e gazeve ndotëse, gjatë një konference të OKB-së që zhvillohet në dhjetor në Kopenhagë. Zoti Ban tha se afati po skadon, por ai kishte besim që bota mund ta parandalojë një katastrofë. | LOKALE G8 bie dakord për limitin e ngrohjes globale09 korrik 2009 | Faqja Kryesore Ban kritikon përpjekjet e G8-s për klimën09 korrik 2009 | Faqja Kryesore OKB-ja vë alarmin për krizë globale të ujit17 mars 2009 | Faqja Kryesore BE arrin marrëveshje për klimën12 dhjetor 2008 | Faqja Kryesore Emetimi mbetet i lartë 18 nëntor 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||