BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 17 mars 2009 - 08:27 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
OKB-ja vë alarmin për krizë globale të ujit
Logo e Forumit të Stambollit
Punimet e Forumit zgjasin një javë
Kombet e bashkuara kanë bërë një paralajmërim për marrjen e masave urgjente për të shmangur një krizë globale të ujit.

Deri në vitin 2030, pothuajse gjysma e popullisë së botës do të jetojë në zona ku do të ketë mangësi akute në furnizimin me ujë.

Këto janë dy nga përfundimet në të cilat arrin një raport i OKB-së që u bë publik gjatë punimeve të Forumit Botëror të Ujit në Stamboll.

Forumi, i cili zhvillon punimet një herë në tre vjet, ka mbledhur në këtë qytet që nga e hëna për një javë aktivistë, shkencëtarë dhe përfaqësues qeverish.

Autorët e raportit bëjnë thirrje për investime dhe për përmirësimin e menaxhimit të krizës, shkaktarë të së cilës janë kryesisht ndryshimet klimatike dhe shtimi me ritme të shpejta i popullisë.

Sfida

Një popullsi që shtohet me ritme të shpejta, shtimi i kërkesës për energji dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike janë vetëm disa nga faktorët që po e vënë gjithmonë e më shumë në vështirësi burimin e shtershëm me ujë të pastër të botës.

Si rezultat, sipas këtij raporti të OKB-së, në vitet e ardhshme, sidmos në vendet në zhvillim, mangësitë akute në furnizimin me ujë do të bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e realitetit.

Raporti thotë se sfidat që shtrihen prëpara janë të mëdha, por jo të pakapërcyeshme.

Në të kërkohet marrja urgjente e masave: investime në infrastrukturë, në konservimin dhe në skemat e riciklimit të ujit.

Raporti u bën thirrje donatorëve që të shmangin shkurtimet në buxhetin e ndihmave për ujin në

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>