BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 18 nëntor 2008 - 07:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Emetimi mbetet i lartë
Ndotje
Raporti thotë se disa vende nuk po iu përmbahen objektivave
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për pasoja të rënda për klimën në shkallë globale.

OKB-ja thotë se klima do të ketë pasoja të rrezikshme në qoftë se vendet e industrializuara nuk bëjnë përpjekje më të mëdha për të kufizuar emetimin e gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale.

Në një raport të agjensisë së OKB-së për ndryshimet e klimës thuhet se shumë vende nuk po iu përmbahen objektivave për uljen e nivelit të emetimit të këtyre gazrave.

Raporti thotë se niveli i emetimit të gazrave në 40 vendet më të industrializuara u rrit më shumë se 2% në gjashtë vitet e para të kësaj dedake.

Rritja më e madhe, sipas raportit, u shënua në vendet që dikur bënin pjesë në ish-bllokun sovjetik.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>