 | | | Udhëheqësit e G8-ës bien dakort të mos kalohet limiti i dy gradë celcius |
Grupi i Tetë vendeve më të industrializuara në samitin e tyre në Itali kanë rënë dakort për herë të parë se ngrohja globale nuk duhet të kalojë dy gradë celcius. Ky është niveli që shihet nga shumë ekspertë si minimumi për të penguar ndryshime klimaterike të pakthyeshme. Për të arritur këtë, udhëheqësit e G8-ës i kanë vënë vetes një objektiv ambicioz për pakësimin e gazrave të efektit serrë në masën 80 përqind deri në vitin 2050. Një korrespondent i BBC-në samit thotë se ka për të pasur bisedime të vështira me vendet dhe ekonomitë e mëdha në zhvillim si Kina dhe India.
|