BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 22 shtator 2009 - 06:30 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ndryshimet klimatike në fokus në Nju Jork
Arkiv
Shpresohet që në Nju Jork të hidhen bazat e një marrëveshjeje
Ministri britanik për energjinë dhe klimën, Ed Miliband, i ka thënë BBC-së se shpreson se mund të arrihet një marrëveshje për përballimin e ndryshimit të klimës.

Ai tha se njerëzit duhet të kuptonin nevojën e urgjencës, pasi ndryshimet klimatike po preknin jetën e miliona njerëzve.

Më vonë gjatë ditës së martë, udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Nju-Jork për një takim të nivelit të lartë mbi ndryshimin e klimës.

Diskutimet në OKB do të pasohen nga një samit i rëndësishëm i G20 në qytetin amerikan të Pittsburgh-ut.

Sekretari britanik për Klimën, Ed Miliband pranoi se një marrëveshje mbi një traktat të ri për ulje të ngrohjes globale ende nuk ishte vendosur.

Vëmendja në Nju-Jork është përqëndruar sidomos në atë që do të thotë presidenti Obama dhe homologu i tij kinez, Hu Jintao.

Këto dy vende, si rezultat i shkallës së lartë të emetimeve, por edhe si rezultat i statusit të tyre simbolik, në të vërtetë mbajnë çelësin e një marrëveshje të suksesshme.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>