|
Ban Ki Moon flet për samit historik | |||||||||||||||||||||||
Në një intervistë dhënë BBC-në Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon thotë se samiti i OKB-së për klimën do të jetë historik. Sekretari i Përgjithshëm është duke u përpjekur që të menaxhojë bisedimet për ndryshimet klimatike. Ai ka organizuar një samit të vetin javën e ardhshme, që koinçidon edhe me mbledhjen e udhëheqësve botërorë në OKB. Ai konfirmoi se presidentët e dy prej vendeve më ndotëse në botë, SHBA-ja dhe Kina do të flasin në këtë takim dhe shtoi se ai do të jetë historik. Mjekët për klimën Ndërkaq liderë në fushën e mjeksisë nga e gjithë bota u kanë bërë një paralajmërim qeverive se lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të jetë efektive për të shmangur një katastrofë. Duke shkruar në revistën mjeksore britanike, Lancet, krerët e kolegjeve mbretërore dhe akademive të mjekëve thonë se udhëheqësit politikë që do të mblidhen në takimin e Kopenhagës duhet të veprojnë të mbështetur në shkencë. Sipas një kryeartikulli dhe një letre prej 18 institucioneve të rëndësishme në fushën e mjeksisë, ka një rrezik real se politikanët mund të jenë të pavendosur dhe të dobët në bisedimet në kryeqytetin danez. Kjo, thonë mjekët mund të jetë katastrofike në mënyrë të veçantë për vendet në Afrikën Sub-sahariane kur temperaturat në rritje do të shtojnë thatësirën, mungesën e ushqimeve dhe do të ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve. Personalitet në fushën e mjeksisë theksojnë se një marrëveshje e fortë në Kopenhagë do të jetë në të mirë si të vendeve të varfëra, ashtu edhe vendeve të varfëra dhe do të marrë përsipër peshën e uljeve të emetimeve. Një marrëveshje e gjerë për klimën do të thotë edhe më shumë para për vendet në zhvillim dhe rrjedhoja pozitive në sistemet e tyre shëndetësore. Mjekët e pranojnë se klima aktuale ekonomike u jep argumenta disa politikanëve skeptikë që të mos marrin masa të forta, por ata shtojnë se kjo çështje është shumë e madhe dhe mosveprimi me efektshmëri nuk është më opsion. | LOKALE Ban Ki Moon vë alarmin për klimën11 gusht 2009 | Faqja Kryesore G8 bie dakord për limitin e ngrohjes globale09 korrik 2009 | Faqja Kryesore Ban kritikon përpjekjet e G8-s për klimën09 korrik 2009 | Faqja Kryesore Administrata Obama në 100 ditët e saj28 prill 2009 | Faqja Kryesore OKB-ja vë alarmin për krizë globale të ujit17 mars 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||