BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 26 nëntor 2009 - 13:21 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kina angazhohet me shifra konkrete për klimën
Kinë
Kina është një nga ndotësit më të mëdhenj në botë
Kina që konsiderohet si ndotësi më i madh në botë ka bërë të ditur plane se do të ulë rritjen e emetimeve të dioksidit të karbonit para samititit global në Danimarkë mbi ndryshimet klimatike.

Ajo do të ulë intensiteitn e karbonit me 40-45% deri në vitin 2020 krahasuar me 2005.

Kjo do të thotë se fabrikat duhet të përdorin karburant pothuajse dy herë më shumë me eficencë, por në përgjithësi ndotja nuk do të bjerë ndërsa ekonomia rritet.

Analisti i BBC-së për mjedisin thotë se shumë nga vëzhguesit do ta konsiderojnë këtë një propozim shumë serioz që mund të ndihmojë zotin Obama të arrijë objektivat e veta që të përkrahen edhe nga skeptikë në senatin amerikan.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>