BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 14 dhjetor 2009 - 16:05 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rifillojnë negociatat në Kopenhagë
Vendet në zhvillim ndjejnë pasojat e ndryshimit të klimës
Vendet në zhvillim thonë se barra më e madhe po i kalohet atyre
Bisedimet në samitin e klimës në Kopenhagë rifilluan pas një tërheqje të vendeve në zhvillim.

Vendet në zhvillm e argumentuan tërheqjen duke thënë se shqetësimet e tyre ishin lënë mënjanë dhe një angazhim për ulje edhe më të mëdha në emetimet e gazeve nga vendet e pasura duhet të ishte në qendër të bisedimeve.

Ata thanë se nuk do t'u bashkoheshin diskutimeve, derisa të zgjidhej çështja.

Debati është për një çështje teknike, në fakt një argument lidhur me rolin që do të kenë në marrëveshjet e së ardhmes protokollet e Kiotos.

Kioto është e vetmja marrëveshje për ndryshimin e klimës dhe vendet e varfëra duan që ajo të jetë baza për traktatin e ardhshëm.

Shefi i OKB-së për Klimës, Yvo de Boer tha se po dëgjoheshin shqetësimet e tyre.

"Ajo që dëgjoj është që vendet në zhvillim janë duke thënë se nuk po i kushtohet vëmendje e mjaftueshme protokollit të Kiotos dhe ato duan të sigurohen që këtu të ketë një ekuilibër."

"Ajo që duan të shohin janë objektiva të qarta për një periudhë të dytë angazhimi nga ana vendeve të industrializuara që janë palë në Protokollin e Kiotos."

Zoti de Boer tha se parimet e Protokollit të Kiotos mbështeten në masë të madhe nga vendet që marrin pjesë në Konferencën e Kopenhagës.

"Unë mendoj se ky nuk është vetëm shqetësim afrikan. Unë mendoj se shumica e vendeve këtu duan të shohin një vazhdimësi të Protokollit të Kiotos," shtoi ai.

LOKALE
Disa nga çështjet kryesore në Kopenhagë
01 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
'Pezullohen' negociatat për klimën
14 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
BE nuk pajtohet rreth klimës
11 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Maqedonia dhe problemet e klimës
10 dhjetor 2009 | Rajoni
Kosova dhe problemet e klimës
08 dhjetor 2009 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>