BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 15 dhjetor 2009 - 16:05 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ban Ki Moon optimist për Kopenhagën
Samiti në Kopenhagë
Udhëheqësit botërorë po mblidhen në samitin e klimës në Kopenhagë
Udhëheqësit botërorë kmblidhen në kryeqytetin danez, Kopenhagë teksa vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar nga disfata bisedimet.

Takimi përfundon ditën e premte, por një korrespondent i BBC-së që ka ndjekur negociatat thotë se ato kanë ngecur në argumente që reflektojnë ndarjet e thella mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra.

Shpresohet që udhëheqësit t'i japin një dinamikë procesit, por korrespondenti i BBC-së thotë se mosmarrëveshjet e vazhdueshme do të thonë që ata përballen me një detyrë të vështirë.

Duke folur për BBC-në Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se kishte shpresë që delegatët do t'i linin mënjanë dallimet dhe të bënin përparim të vërtetë në takim.

"Jam optimist që Kopenhaga mund të jetë një sukses dhe të ketë një marrëveshje të pranuar, një marrëveshje të drejtë, të qartë e që do të jetë një traktat i detyrueshëm nga ana ligjore, sa më shpejt të jetë e mundur në 2010."

"Kjo marrëveshje do të mbulojë të gjitha elementet që po shqyrtohen dhe që do të na çojë drejt rrugës për zvogëlimin e temperaturave globale brenda 2 gradëve."

"Një reagim i shumicës së udhëheqësve botërorë sinjalizon se ka një angazhim politik dhe vullnet për të vulosur një marrëveshje në Kopenhagë," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Zoti Ban theksoi që udhëheqësit botërorë nevojitet të prezantojnë më shumë propozime ambicioze me qëllim që të ulin ngrohjen globale.

"Shumë vende kanë ardhur me objektiva ambicioze, si nga vendet e industrializuara dhe vendet në zhvillim."

"Kjo është shumë domethënëse. Fakti kryesor që më shumë se 135 udhëheqës botërorë mblidhen këtu, do të thotë se do të kemi një rezultat të shëndoshë dhe të rëndësishëm në Kopenhagë."

"E teksa shumë vende kanë ardhur me objektiva ambicioze, ka ende vende të tjera që duhet të bëjnë më shumë."

"Ne kemi nevojë për një mbështetje të plotë dhe kolektive për të shpëtuar planetin Tokë nga ngrohja globale," tha ai.

Vendet në zhvillim kanë kritikuar Shtetet e Bashkaura që kanë premtuar ulje më shumë konservatore të emetimeve, sesa kishin shpresuar shumë vetë.

Presidenti Obama përmendi vështirësitë e brendhsme.

Por zoti Ban tha se këto çështje nuk duhet t'i pengonin delegatët që të arrinin marrëveshje në samit.

"Nuk është vetëm SHBA-ja që po përballet me vështirësi të brendshme, çdo vend ka probleme, unë e di këtë."

"Por kjo është një sfidë globale, që kërkon përgjigje globale me solidaritet global," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

LOKALE
Rifillojnë negociatat në Kopenhagë
14 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
'Pezullohen' negociatat për klimën
14 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
BE premton miliarda për fondin e klimës
11 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Moda ekologjike dhe zgjidhjet për klimën
10 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Kina e pakënaqur me propozimet
09 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>