BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 09 dhjetor 2009 - 11:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kina e pakënaqur me propozimet
Ndotje e mjedisit
Samiti për klimën synojë të arrijë një marrëveshje për emetimet
Kina i ka quajtur të papërshtatshme propozimet e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Japonisë, për uljen e nivelit të emetimit të gazrave.

Kryenegociatori kinez në samitin e klimës në Kopenhagë, Su Wei, tha se këto propozime janë larg asaj që kanë kërkuar shkencëtarët për të luftuar ndryshimet e klimës.

Ai tha se oferta e vendeve të zhvilluara për të dhënë dhjetë miliardë dollarë çdo vit për të ndihmuar vendet më të varfëra në uljen e nivelit të emetimit të dioksidit të karbonit, ishte një pikë ujë në oqean.

Kina ka nivelin më të lartë të emetimit të disoksidit të karbonit në botë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>