BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 11 dhjetor 2009 - 15:53 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE premton miliarda për fondin e klimës
Udhëheqësit e BE-së në Bruksel
BE shpreson që premtimi të çojë në një marrëveshje në Kopenhagë
Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt, ka thënë se BE do të premtojë mbi 10 miliard dollarë ndihmë për vendet e varfëra.

Kjo ndihmë shkon për një fond që ka si qëllim të ndihmojë vendet e varfëra të luftojnë ngrohjen globale.

Përpara kësaj deklarate, kryeministri britanik, Gordon Brown dhe presidenti francez Nicholas Sarkozy, prezantuan ato që i konsiderojnë elemente esenciale për një marrëveshje në konferencën e Kopenhagës.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp ata thanë se fondi për ndryshimin e klimës duhet të marrë rreth 10 miliard dollarë në vit.

Zoti Brown tha se çdo marrëveshje në Kopenhagë do të duhet të jetë e detyrueshme nga ana ligjore brenda 6 muajsh.

Pas një nate të gjatë negociatash, udhëheqësit e BE-së thonë se i kanë tejkaluar obejktivat e tyre.

Kryeministri sudez, Frederik Reinfeldt që drejtoi samitin, tha se që të gjitha vendet e BE-së do të kontribuojnë.

"Evropa", tha ai, "është duke treguar lidership duke bërë atë që i takon dhe u bëjmë thirrje të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë."

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se kishte besim që kjo marrëveshje do t'i jepte shtysë rezultateve në Kopenhagë.

LOKALE
Moda ekologjike dhe zgjidhjet për klimën
10 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Kina e pakënaqur me propozimet
09 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Disa nga çështjet kryesore në Kopenhagë
01 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore
Qëndrimet në Kopenhagë për klimën
17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
APEC tërhiqet nga zotimi për klimën
15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
TË JASHTME
BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>