|
Japonia po del nga recesioni | |||||||||||||||||||||||
Shifrat më të fundit në Japoni tregojnë se ekonomia shënoi paksa rritje në tremujorin e dytë të vitit, duke bërë që vendi të dalë zyrtarisht nga recesioni. Rritja ekonomike prej më pak se 1 për qind gjatë tremujorit të fundit është edhe shifra më pozitive në 15 muajt e fundit. Nëse rritja do të jetë e qëndrueshme për një vit atëherë do të thotë një rritje prej 3.7 për qind. Japonia ka qënë e varur prej eksporteve ndaj edhe u godit rëndë, kur kërkesa për produkte ra si pasojë e krizës financiare në SHBA. Nga muaji prill deri në qershor, prodhimi brut për tremujorin e dytë, u rrit me 0.9 për qind, ekuivalenti i një rritjeje vjetore prej 3.7 për qind. Kjo vjen si një pasojë e një uljeje rekord në tremujorin e parë të vitit, kur ra edhe kërkesa globale. Masat e shumta stimuluese të qeverisë ndihmuan në dhënien shtysë të ekonomisë, përfshirë edhe kredi dhe subvencione për të blerë makina që shpenzojnë pak karburante dhe prodhime elektrike shtëpiake. Prodhuesit u ndihmuan edhe nga ripërtëritja e kërkesës për produkte në Kinë dhe tregje të tjera. Japonia megjithatë mund të përballet me një rrugë të gjatë rimëkëmbjeje të qëndrueshme. Efekti imediat i shpenzimeve të qeverisë për stimulimin e ekonomisë do të përfundojë në fund të vitit dhe papunësia pritet që të vazhdojë të rritet në kohën që kompanitë vazhdojnë të ulin koston. | LOKALE Industritë japoneze raportojnë humbje08 maj 2009 | Faqja Kryesore Kriza shkakton rënien e besimit të bizneseve 01 prill 2009 | Faqja Kryesore Japonia preket rëndë nga kriza ekonomike25 shkurt 2009 | Faqja Kryesore Qeveria do të blejë aksione 24 shkurt 2009 | Faqja Kryesore Japonia, 54 miliardë dollarë për krizën20 dhjetor 2008 | Faqja Kryesore Ndikimi në rritje i ekonomive të reja 29 nëntor 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||