BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 25 shkurt 2009 - 11:48 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Japonia preket rëndë nga kriza ekonomike
Kriza financiare në Japoni
Shifrat më të fundit zyrtare në Japoni tregojnë se eksportet e saj kanë rënë më shumë se 45 përqind gjatë janarit krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Japonia gjithashtu ka shënuar një defiçit buxhetor rekord prej 9.9 miliardë dollarësh.

Eksportet e produkteve të njohura japoneze, si makinat apo pajisjet elektronike kanë rënë ndjeshëm, defiçiti tregtar ka kapur shifra rekord ndërsa vlera e aksioneve po shënon ulje, duke e detyruar qeverinë që të shohë mundësinë e blerjes së aksioneve në bursë.

Në paraqitjen e tij para gazetarëve, pas takimit me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrisë i Japonisë, Taro Aso theksoi mesazhin se bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve është jetik për daljen nga kriza ekonomike globale.

Ai tha se bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë ishte shumë i rëndësishëm për shkak të peshës që këto dy vende mbajnë në krye të ekonomisë botërore.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>