BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 29 nëntor 2008 - 15:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ndikimi në rritje i ekonomive të reja
Kinë
Rritja ekonomike e Kinës ka qenë e madhe
Vitin që vjen për herë të parë në histori, ekonomitë e reja në rritje do të ofrojnë 100% të rritjes globale ekonomike.

A mos do të thotë kjo që vendet e pasura janë në recesion është ky momenti që ekonomitë e botës në zhvillim të tregojnë forcën e tyre.

Pas 100 vjetësh a do të shohin historianët e ekonomisë drejt vitit 2009 si viti kur perëndimi filloi të humbasë dominimin ekonomik mbi botën në zhvillim?

"Mendoj se ata do ta shohin si pikë kthesë pasi megjithëse ekonomitë e reja kanë kontribuar gjithmonë e më shumë drejt rritjes ekonomike në botë, statistikat në 2009 do të jenë mjaft të dukshme pasi do të jenë shumë të qarta."

"Mund të jetë momenti i parë i rëndësishëm kur ekonomitë e reja do të tregojnë fuqinë e tyre ekonomike dhe pavarësinë nga ekonomitë e zhvilluara dhe të përparuara."

Dy pikëpamje këto një nga ekonomistja Linda Yeh dhe tjetra nga historiani i ekonomisë Mortiz Schularick.

Kriza financiare ndërkombëtare po shtyn të gjitha ekonomitë e zhvilluara drejt recesionit duke bërë që disa ekonomi kryesore të kombeve në zhvillim të marrin mburojën e fuqisë ekonomike globale.

Linda Yeh nga Universiteti i Oksfordit:

"Është shumë e qartë se nëse vlerëson se çfarë ka kontribuar më shumë në rritjen ekonomike globale në dy apo tre dekadat e fundit ishin ekonomitë e reja, por veçanërisht në dekadën e fundit mendoj se është drejtë të themi se ka patur dy motorrë të rritjes SHBA dhe Kina pasi pjesa më e madhe e botës së zhvilluar ose qëndroi në vend si në rastin e Japonisë ose u rrit shumë ngadalë si në rastin e Evropës. Ndërsa ekonomitë e reja të tjera megjithëse lanë mjaft përshtypje, nuk kanë madhësinë e ekonomisë kineze që tani është mbi 3 trilion dollarë."

Kina natyrisht është tregues i një suksesi ekonmik të kohëve të fundit duke nxjerrë nga varfëria gjysëm miliardë njerëz që jetonin me 1 dollar në ditë.

Historikish kjo është diçka e re. Për 300 vitet e fundit perëndimi ka patur supremaci ekonomike. Po pse? Moritz Schularick nga Universiteti i Kembrixhit.

"Kjo është gjëja e shenjtë e historisë ekonomike. Historianët e quajnë këtë fenomen- Divergjenca e madhe. Deri në shek. e 17-18 pak a shumë nivelet e të ardhurave globale ishin pothuajse të njëjta në gjithë kontinentet, por diçka ndodhi në Evropën Perëndimore në shek e 17-18, një proces divergjence ku vendet e Evropës perëndimore u bënë më të pasura ndërsa pjesa tjetër e botës mbeti prapa. Shpjegimet për këtë fenomen kanë mbushur bibliotekat."

Ky hendek midis perëndimit të pasur dhe pjesës tjetër të botës mbeti edhe deri pas luftës së dytë botërore.

Që nga ajo kohë, Japonia ka hyrë në klubin ekskluziv të vendeve të pasura. Korea e jugut i është afruar shumë klubit dhe Kina mund t'u bashkohet këtyre vendeve në një të ardhme të afërt.

Peter Morici që është ekonomist dhe profesor i biznesit në Universitetin e Marilandit thotë se nga gjithë ekonomitë e reja në zhvillim, Kina paraqet sfidën më të madhe për perëndimin. Por ai argumenton se rritja e jashtëzakonshme ekonomike e Kinës është bazuar në gabime të shumta.

"Kina ka patur rritje kryesisht nëpërmjet ndërtimit brenda vendit që është rritje e brendshme, por edhe nëpërmjet eksporteve në SHBA dhe Evropë. Ndërkohë SHBA dhe Evropa janë rritur shumë ngadalë. Papunësia është rritur. Pyetja është se a mund të arrijnë kinezët rritje të vazhdueshme duke shitur vetveten dhe pa shfrytëzuar sistemin tregtar duke subvencionuar eksportet e tyre me një monedhë të nënvlerësuar?"

Në fjalë të tjera, ekonomitë e Amerikës dhe Kinës plotësojnë njëra- tjetrën. Amerika huazon kursimet e Kinës për të blerë çfarë prodhon Kina. Nëse ekonomia amerikane bie, ashtu do të bjerë edhe ekonomia e Kinës. Moritz Schularick:

"Rajoni që vërtet po provohet gjatë kësaj kohe është Azia lindore. Nëse Azia , të paktën Kina, do të ketë mundësi të vazhdojë të rritet me shkallë 5-6% më shumë se ekonomitë e zhvilluara siç ka ndodhur në 5-6 vitet e fundit është pyetje shumë e vështirë. Arsyeja është se suksesi i Azisë lindore në pesë vitet e fundit ka qenë si rezultat i globalizimit, integrimit të ekonomive dhe tregut të tyre të punës në ekonominë globale në atë shtrirje saqë tani kemi krizë në ekonomitë e avancuara. Dhe si rezultat i këtyre lidhjeve edhe Azia lindore do të preket."

Ndoshta Kina do të mund të prodhojë vetë makina. Ekonomia e tyre pritet të rritet me 9% për katër vitet e ardhshme. Ekonomitë e pasura nuk po rriten fare, por ato do ta kapërcejnë situatën dhe do të marrin përsëri drejtimin e pjesës tjetër të botës. Megjithatë do të vijë koha kur drejtimi i tyre nuk do të jetë aq i madh sa ka qenë më parë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>