|
Industritë japoneze raportojnë humbje | |||||||||||||||||||||||
Kompanitë japoneze raportuan humbje masive, teksa rënia e shitjeve të produkteve janë vendit vazhdojnë t'i shkaktojnë probleme ekonomisë. Industritë kryesore në Japoni vujanë nga i njëjti problem, një rënie dramatike e kërkesës për produkte në shkallë botërore dhe nga forcimi i monedhës japoneze (jen) kundrejt monedhave të tjera. Toyota ka shënuar humbjet e para vjetore neto në masën 4.4 miliard dollarë. Shitjet e makinave ranë me 1.34 milion krahasuar me një vit më parë. Lajme të këqija ka patur edhe për kompaninë, Fuji Heavy Industries, prodhuesit e makinave Subaru, që ka humbur më shumë 700 milion dollarë. Gjigandi i prodhimeve elektronike, Toshiba ka shënuar humbje prej 3.5 miliard dollarë. Në masë të madhe, eksportet japoneze janë gati përgjysmuar krahasuar me një vit më parë. Njerëzit në mbarë botën nga frika se mos humbasin vendet e punës, i kanë mënjanë planet për të blerë. Ekonomia e Japonisë po kalon një rënie të thellë dhe papunësia është në rritje. Pritet që shitjet të vazhdojnë të bien duke shënuar një tjetër humbje të madhe në mars 2010. | LOKALE Papunësia në rritje në Evropë04 maj 2009 | Faqja Kryesore Obama flet për 'rreze shprese'14 prill 2009 | Faqja Kryesore Shpallet buxheti në Britani 22 prill 2009 | Faqja Kryesore Fillon sot në Londër Samiti i G20-ës02 prill 2009 | Faqja Kryesore Kina pret rimëkëmbje globale në 2010 13 mars 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||