|
Obama flet për 'rreze shprese' | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Obama tha se ekonomia amerikane po sheh rrezet e para të shpresës. Por, në fjalimin që mbajti të martën në Univesritetin Georgetown në Uashington, ai tha se Amerika do të kalojë përmes shumë dhimbjesh derisa ekonomia të fillojë të shënojë përsëri rritje. "2009-a do të vazhdojë të jetë një vit i vështirë për ekonominë amerikane dhe, sigurisht, që më vështirë do ta kenë ata që kanë humbur vendet e punës. Ashpërsia e këtij recesioni do të thotë që shumë të tjerë do të mbeten pa punë, do të falimentojnë dhe se do të kemi më shumë dhimbje derisa recesioni të përfundojë". "Procesi i ristrukturimit të kompanisë së sigurimeve AIG dhe i kompanive që prodhojnë makina do të shoqërohet me vendime të vëshira të cilat, në ndonjë rast, nuk do të priten mirë ", tha presidenti Obama. Në fjalimin e tij zoti Obama la të kuptohet se dëshironte që Amerika të kishte një ekonomi të re dinamike krejt të ndryshme nga e kaluara dhe se ajo duhej të ngrihej mbi një themel të fortë. "Ne nuk mund ta rindërtojmë ekonominë tonë mbi të njëjtin pirg me rërë. Shtëpinë duhet ta ngremë mbi një shkëmb. Duhet të hapim themele të reja për të patur rritje ekonomike dhe begati. Duhet të kalojmë nga epoka e huamarrjes dhe shpenzimeve në epokën e kursimeve dhe investimit, ku ne konsumojmë më pak brenda vendit dhe shtojmë nivelin e eksporteve. Këto janë themele ku do të ngrihen pesë shtyllat e rritjes ekonomike që do të bëjnë që ky shekull i ri të njihet si një tjetër shekull amerikan", tha presidenti Obama. Rriten aksionet e bankave Përpara se zoti Obama të mbante këtë fjalim, vlera e aksioneve të disa bankave dhe disa produkteve të tjera financiare në tregjet evropiane u rritur afro 25%. Kjo pasoi njoftimin e gjigandit bankar amerikan, Goldman Sachs se kishte pasur një fitim 1.8 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti. Në Londër, aksionet e bankës Barclays u rritën 12%. Edhe aksionet e bankës tjetër Royal Bank of Scotland, e cila ka kaluar problemet më të mëdha në Britani, u rritën 7%. Vlera e aksioneve u rrit në mënyrë të ndjeshme edhe në Gjermani e Francë. Korrespondenti i BBC-së për çështjet e biznesit thotë se njoftimi i bankës Goldman Sachs ka ngjallur shpresën se kriza financiare globale mund të fillojë të zbutet. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||