BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 04 maj 2009 - 13:04 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Papunësia në rritje në Evropë

Bursë
Komisioni Evropian thotë se situatë më e keqe mund të jetë kaluar
Statistikat e bëra publike sugjerojnë se papunësia në Bahkimin Evropian do të rritet ndjeshëm dhe rritja ekonomike do të bjerë më shumë seç pritej teksa vazhdon tatëpjeta ekonomike.

Komisioni Evropian, parashikon se shifrat e papunësisë do të rriten, duke fshirë rritjen e shënuar në vitet e fundit.

Ndërsa ekonomitë evropiane do të tkurren me 4 për qind këtë vit, një kontraktim më i madh se sa shifrat e parashikuara nga Komisioni në muajin janar.

Komisioni fajëson për situatën një ulje në tregtinë globale për perspektivën e zymtë.

Në muajin janar Komisioni Evropian priste që ekonomitë e Evropës të tkurreshin në masën 1.9 për qind, por tani disa muaj më vonë Komisioni thotë se parashikimi ishte shumë optimist.

Komisioni pret që ekonomitë që përdoren monedhën e përbashkët euro të kontraktrohen në masën 4 për qind, dhe po kaq edhe edhe ekonomia e Evropës si e tërë.

Megjithë parashikimin e zymtë, Komisioni shikon një apo dy shenja që tregojnë se recesioni mund të ketë prekur fundin dhe situata mund të fillojë të përmirësohet që këtej e tutje.

LOKALE
Evropa goditet nga rënia ekonomike
13 shkurt 2009 | Faqja Kryesore
Obama flet për 'rreze shprese'
14 prill 2009 | Faqja Kryesore
G20 dhe roli në përballimin e krizës
27 mars 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>