BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 13 mars 2009 - 07:33 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kina pret rimëkëmbje globale në 2010
Kryeministri kinez, Wen Jiabao
Kryeministri kinez Wen Jiabao thotë se ekonomia e Kinës dhe botës do të jetë më mirë nga 2010-ta.

Por ai u tha gazetarëve se Kina është e gatshme që të njoftojë masa të reja stimuluese nëqoftëse do të ketë nevojë për të luftuar vështirësi edhe më të mëdha ekonomike se sa këto aktuale.

Zoti Wen tha se vetëbesimi ka më shumë vlerë se sa ari ndërsa po mundohej të siguronte vendin dhe botën se qeveria e tij po bënte sa duhej për të përballuar krizën globale ekonomike.

Duke folur në fund të takimit 9 ditor të parlamentit kinez, ai tha se Pekini kishte "municion të mjaftueshëm" për të mbështetur paketën stimuluese ekonomike me vlerë prej 580 miliarda dollarësh nëqoftëse kjo do të ishte e domosdoshme.

Por ai gjithashtu tha se ishte pak i shqetësuar rreth investimeve masive të Kinës në bono të thesarit amerikan dhe i bëri thirrje Amerikës që të ruante kredibilitetin e saj.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>